Autobusët elektrikë do të kushtojnë më shumë, do të nevojitet instalim i mbushësve, ndërsa NTP të punësojë staf shtesë

Në periudhën e kaluar realizuam komunikim me shumë prodhues, jemi në fazën përfundimtare dhe përgatitje të procedurës tenderimit për blerjen e të paktën 100 autobusëve elektrikë, por edhe për hapjen e një fabrike në Shkup për prodhimin e autobusëve elektrikë. Këto fjalë i tha dje kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski si vizion të tij se si duhet të zhvillohet transporti i organizuar në kryeqytet, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska në një deklaratë për portalin SDK.МК konfirmoi sot se Qyteti i Shkupit është duke negociuar me kompani dhe fonde për të siguruar grante për blerjen e autobusëve ekologjikë, ndërsa lideri i VMRO-DPMNE Mickoski “po vepron në mënyrë proaktive për të përmirësuar gjendjen në Shkup”.

Deri tani askush nuk jep sqarime me cilat kompani është negociuar, kush krejt ka negociuar dhe prej kujt ka marrë autorizim për një gjë të tillë, por edhe mënyra si do zhvillohet blerja e autobusëve kur dihet se çdo blerje patjetër duhet të kalojë nëpër tender ndërkombëtar në të cilin oferta mund të dorëzohen lirisht nga të gjitha kompanitë e interesuara.

Sot partia opozitare LSDM ka reaguar në Qytetin e Shkupit, Ndaj njoftimeve të tilla, duke  theksuar se kryetarja Danela Arsovska vjeshtën e kaluar e anuloi tenderin për të realizuar transportin e shpejtë me autobus – BRT në Shkup, për të cilin veç më ishte dhënë kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe për të planifikuar zhvillimi dhe bashkë me të edhe prokurimi i autobusëve.

“Para objekteve të Qytetit të Shkupit, e pyesim kryetaren Danela Arsovska: Në çfarë cilësie dhe në emër të kujt ka negociuar Hristijan Mickoski për blerjen e autobusëve. Si mundet një kryetar partie të përgatisë tenderë ndërkombëtarë dhe në emër të kujt? Dhe më e rëndësishmja: A është ndërprerë projekti për transport të shpejtë në Shkup, i mbështetur nga BERZH, për shkak të marrëveshjeve të Hristijan Mickoski? Nuk ka tenderë nga BERZH. “Natyrisht që në horizont po shfaqet një skandal i madh, siç thotë vetë Mickoski”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

Ndryshe, Qyteti i Shkupit për herë të fundit ka blerë autobusë të rinj në vitin 2019, kur erdhën 33 autobusë ekologjikë nga prodhuesi gjerman “MAN”, të cilët qarkullojnë me metan. Ata u blenë në një tender ndërkombëtar, ku çmimi i tenderit arriti në 266.000 euro për një autobus njësh, ndërsa autobusët dyshe kushtuan 334.000 euro.

Qeveria e mëparshme e qytetit vendosi të blejë autobusë me metan pasi më parë në vitin 2018 testoi tre autobusë të ndryshëm me gaz dhe një autobus elektrik në linjat e JSP. Periudha e provës përjashtoi mundësinë e përdorimit të autobusëve elektrikë, pasi duhej të ndërtoheshin karikues elektrikë për të karikuar autobusët. Gjithashtu, JSP-Shkup do të duhet të angazhojë staf shtesë profesional (inxhinierë elektrik) për mirëmbajtjen e flotës me elektrike, sepse transporti publik në Shkup deri më tani nuk ka përvojë me përdorimin e trolejbusëve apo tramvajit.

Ndryshe, mediat në vitin 2018 raportuan se autobusi elektrik që në atë kohë qarkullonte në rrugët e Shkupit e kishte çmimin rreth gjysmë milioni euro. Sipas medieve të huaja edhe Rumania vitin e kaluar bleu 123 autobusë elektrikë nga një prodhues evropian, për transportin publik në disa qytete, që kanë kushtuar gati 65 milionë euro. Kjo konfirmon faktin se blerja e një autobusi elektrik do të kushtojë mesatarisht prej 150.000 deri në mbi 200.000 euro më shtrenjtë krahasuar me autobusët ekzistues MAN, të cilët janë blerë për NTP-Shkup në vitin 2019.

Sipas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në Shkup do të blihen të paktën 100 autobusë elektrikë. Mirëpo, të dhënat e fundit që  Meta.mk i siguroi nga NTP muajin e kaluar tregojnë se në transportin publik ditor në Shkup për mirëmbajtjen e linjave qytet-periferi janë përfshirë nga 260 deri në 280 autobusë.

Kjo do të thotë se blerja e autobusëve elektrikë do të modernizojë më pak se gjysmën e flotës së automjeteve në pronësi të NTP-së dhe autobusëve privatë. Kjo do të thotë që NTP do të marrë një flotë që do të funksionojë në tre karburante të ndryshme – dizel që përdoret nga autobusët ukrainas dhe kinezë, autobusët MAN përdoret metani dhe me energji elektrike do të qarkullojnë autobusët e ardhshëm elektrikë.

Ndryshe, sipas raportit të fundit për rezultatet e arritura nga puna NTP-Shkup për periudhën janar-shtator 2021, kjo kompani publike ka realizuar humbje operative në vlerë prej 147,6 milionë denarë. Kështu, në pjesën e të hyrave të NTP-së llogariten edhe subvencionet që ajo i merr nga Qyteti i Shkupit në nivel vjetor. Deri në shtator të vitit të kaluar, JSP-Shkup kishte gjithsej 1296 punëtorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button