TikTok-u dhe Netflix-i kanë kufizuar shërbimet e tyre në Rusi

TikTok-u dhe Netflix kanë kufizuar shërbimet e tyre pas agresionit rus ndaj Ukrainës, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

TikTok tha se kishte pezulluar transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjet e reja nga platforma e tij ndërsa përkrah ligjet e reja për të goditur “lajmet e rreme” në lidhje me forcat e armatosura të Rusisë.

Netflix tha se po tërhiqej në shenjë proteste ndaj agresionit.

Visa, Mastercard dhe PwC gjithashtu iu bashkuan listës së kompanive perëndimore që ndërpresin lidhjen me Rusinë.

TikTok, i cili ka rreth 36 milionë përdorues në Rusi, tha se kjo masë ka të bëjë me sigurinë e stafit dhe përdoruesve të tij.

Që nga e premtja, kushdo që shkruan lajme që konsiderohen të rreme për ushtrinë mund të përballet me burg deri në 15 vjet.

Në një seri postimesh në Twitter, TikTok tha: “Sa i përket ligjit të ri për “lajmet e rreme” të Rusisë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjet e reja, ndërkohë që ne shqyrtojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button