Filloi seanca publike në Gjykatën e Apelin për rastin “Target-Fortesa”

Një vit pasi u shpall aktgjykimi për rastin Target-Fortesa, sot në Gjykatën e Apelit në Shkup mbahet seanca publike për ankesat e parashtruara nga të akuzuarit Sasho Mijalkov, Gordana Jankullovska dhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast, e cila i referohet përgjimeve masive të paligjshme të qindra qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, në periudhën 2008-2015, transmeton Portalb.mk.

Për këtë rast, Gjykata Themelore Penale – Shkup më 26 shkurt 2021 dënoi me 55 vjet burg dhe 10 vjet dënim me kusht.

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, është dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 12 vjet burg për veprat penale “bashkim kriminal”, “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”. Ndërkaq, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, është dënuar me katër vjet burg për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Gjyqtarë raportues në seancën e sotme për ankesë është Enver Bexheti, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup është prokurori Elvin Veli.

Ndryshe, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, më 29 dhjetor u lirua nga paraburgimi pasi gjykata ka pranuar garancinë e ofruar prej 11 milionë euro. Mijallkov nga 26 shkurti është në paraburgim në burgun e Shkupit, ai u dënua me tetë vite burg për rastin “Thesar”, për furnizim të pajisjes britanike për ndjekje të komunikimit elektronik për DSK. Gjykim të shkallës së parë prej 12 vitesh burg ka edhe për rastin “Target – Fortesa” për përgjim të paligjshëm ndërsa në rrjedhë janë edhe disa lëndë të tjera për të cilat është i akuzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button