Zelensky përsërit thirrjen për zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë (VIDEO)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenesky, tha se si pasojë e një sulmi me tetë raketa ruse është shkatërruar aeroporti në Vinistia, në perëndim të vendit, transmeton REL.

Përmes një videoje të publikuar në Twitter, ai sërish u bëri thirrje liderëve perëndimorë që të krijojnë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.

“Ne e përsërisim çdo ditë: Mbyllni qiellin mbi Ukrainë. Mbylleni për të gjitha raketat ruse, për avionët luftarakë rusë, për të gjithë ata terroristë. Krijoni një zonë ajrore humanitare. Ne jemi njerëz dhe kjo është detyrua juaj humanitare për të na mbrojtur ne, për të mbrojtur njerëzit. Ju mund ta bëni këtë. Nëse nuk e bëni, të paktën mos na jepni avionë që ta mbrojmë veten”, tha ai.

Zelensky të shtunën u ka kërkuar ligjvënësve amerikanë që të dërgojnë avionë dhe dronë nëse NATO nuk do të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button