“Secret”, Ronela Hajati publikoi versionin përfundimtar të këngës për në Eurovizion (VIDEO)

Ronela Hajati, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizionin e këtij viti publikoi versionin final të këngës “Sekret” me të cilën do të ngjitet në skenë gjysmëfinalen e parë të festivalit në Torino të Italisë. Pas disa viteve me radhë përfaqësimi të Shqipërisë me balada në festivalin evropian, Ronela këtë vit sjell një frymë të re me një këngë ritmike, transmeton Portalb.mk.

Pasi fitoi edicionin e 60-të Festivalit të Këngës me këngën “Sekret” në fund të dhjetorit, Ronela Hajati njoftoi se menjëherë filloi punët për transformim të këngës në gjuhën angleze kështu duke punuar me bashkëpunëtor ndërkombëtar, nga ku para dy ditëve ajo edhe publikoi versionin përfundimtar të këngës.

Për këtë version të këngës Ronela ka bashkëpunuar me producentin dhe kantautorin e njohur Raoul Lionel Chen, i njohur si Diztortion. Ai është i njohur për punën e tij me Stylo G, Lethal Bizzle, Tinnie Timpah dhe të tjerë.

Versioni i ri është kryesisht në  gjuhën angleze, por brenda këngës ka edhe shprehje në gjuhën shqipe të cilat njihen edhe si pjesët më goditëse të këngës, në mesin e të cilave edhe shprehja e njohur shkodrane “Ta marrsha”. Gjithashtu kënga përmban edhe disa fjalë në gjuhën spanjolle.

Për videoklipin e këngës Ronela ka bashkëpunuar me producentin dhe drejtuesin e njohur shqiptar Ledion Liço dhe stilistin Niko Komani

Në videoklip, Ronela portretizon një mbretëreshë shqiptare e cila vuan dhe lufton për dashurinë pasi zbulohet sekreti i saj.

Për më tepër, ndiqeni videoklipin zyrtar:

Ndërsa, ky është versioni i këngës në shqip me të cilin Ronela fitoi festivalin e RTSH-së, e cila ia dha biletën për në Eurovizion.

Mbrëmë Ronela pati edhe paraqitjen e parë pas publikimit të versionit final të këngës, ku performoi versionin e ri në Rumani, konkretisht në finalen përzgjedhjen e këngës përfaqësuese për Eurovizion,

Edicioni i 66 i Eurovizionit këtë vit do të mbahet në Turin të Italisë gjatë muajit maj (10,12,14), ku do të marrin pjesë 40 shtete. Shqipëria do të këndojë në gjysmëfinalen e parë, në pjesën e parë të shfaqjes, ndërsa Maqedonia e Veriut do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë, në pjesën e dytë të shfaqjes.

Ndryshe, vitin e kaluar Eurovizioni u mbajt në Roterdam të Holandës ku fitues doli grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e Buoni” nga Italia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button