U arrestua 28 vjeçari në Saraj, ai më herët kishte ikur nga Burgu i Idrozovës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar në Saraj të Shkupit një 28 vjeçar, për të cilin kushte urdhër për arrest, transmeton Portalb.mk.

“Në fshatin Saraj, Shkup, punonjësit policor nga Njësi për intervenime policore pranë SPB Shkup, kanë arrestuar 28 vjeçarin N.N. nga fshatin Saraj, i cili kërkohet me urdhërarrest nga Burgu i Idrizovës për shkak arratisjes nga ky burg”, deklarojnë nga Policia, duke theksuar që ai vuante dënimin me dy vjet e nëntë muaj burg.

Ai ishte dënuar për shpëlarje të parave dhe kontrabandë me migrantët, në bazë të nenit 273, gjegjësisht 418b nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button