Për gjashtë muaj do të jetë e mbyllur për kalim ura në segmentin Kumanovë – Sveti Nikollë

Në të gjitha rrugët e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet qarkullimi rrugorë pa problem, ndërsa nga Lidhja auto-moto e Maqedonisë bëjnë me dije që borë me intensitet të dobët ka në disa vende, ndërsa nevoja për goma të dimrit do të jetë deri më 15 mars, raporton Portalb.mk.

“Informojmë që për shkak njoftimit për punë prej 7 marsit, ura në lumin Kumanova në segmentin R1204 te rruga Kumanovë – Sveti Nikollë në gjashtë muajt e ardhshëm do të jetë e mbyllur për lëvizje”, njoftojnë nga LAMM.

LAMM sqaroi që nuk ka dendësi të veturave nëpër rrugët e vendit, sikurse nuk ka shumë vetura edhe nëpër kalimet kufitare, ndërsa kërkohet vëmendje si në segmentet Katlanovë-Veles, Mavrovë – Dibër- Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Dellçevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button