Tetovë, Komuna shpalli thirrje publike për vendosjen e tarracave para lokaleve për vitin 2022

Komuna e Tetovës ka shpallur thirrje publike për vendosjen e pajisjes urbane në sipërfaqet publike para lokaleve afariste- tarracë për vitin 2022, transmeton Portalb.mk.

Nga Komuna njoftojnë se ftohen të gjithë personat juridik shfrytëzues të sipërfaqeve publike, të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë në regjistrin përkatës, veprimtari hoteliere, të parashtrojnë kërkesë deri te Kryetari i Komunës së Tetovës për marrjen e lejes sezonale për vendosjen e pajisjes urbane në sipërfaqe publike para lokaleve afariste.

Me kërkesën është e nevojshme të dorëzohen dokumentacionet të cilat mund ti gjeni KËTU.

Të gjithë personat të interesuar duhet të dorëzojnë kërkesën deri te Komuna e Tetovës gjegjësisht në Arkivin e Komunës.

Rikujtojmë që Komuna e Tetovës, ashtu siç njoftojnë nuk lejon uzurpimin apo bllokimin e trotuareve apo hapësirave publike, të paktën në lokacionet afër qendrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button