RMV, brenda një viti është rritur për 4.2 çmimi i shërbimeve hotelerike

Në Maqedoninë e Veriut në shkurt të këtij viti është regjistruar rritje e çmimeve të shërbimeve hotelerike, në krahasim me muajin e kaluar dhe shkurtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shërbimeve hotelierike për periudhën janar – shkurt 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 4.2%, ndërsa krahasuar në dhjetor 2021 është rritur me 2.4 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar rritjen e çmimit të ushqimeve për 5.2 përqind, më saktësisht sallata për 8.8 përqind. Gjatë vitit, rritje është regjistruar edhe te pijet alkoolike për 4.3 përqind.

Në krahasim me muajin janar, është regjistruar rritje për 0.1 përqind, kryesisht në pije alkoolike për 0.2 përqind, ushqime dhe pije joalkoolike për 0.1 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button