Rritje e prodhimit të brendshëm në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të katërt

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tre muajve të fundit është regjistruar rritje e prodhimit të brendshëm bruto për 2.3 perqind, ashtu që në disa sektorë ka pasur rritje më të madhe, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2021, rritje më të madhe është vërejtur në sektorët E,ZH dhe Z – Tregtia me pakicë dhe shumicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; Transporti dhe magazinimi; Objekte për akomodim dhe shërbimi ushqimor prej 9.2%, X- Informacioni dhe komunikimi prej 5.3% si dhe Veprimtaria për patundshmëri me 3.1%”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në periudhën e njëjtë, eksporti e mallrave dhe shërbimeve në mënyrë nominale është rritur për 9.7%, ndërsa importi e mallrave dhe shërbimeve shënon rritje në shumë nominale prej 22.6%.

Në tremujorin e fundit të vitit 2021 është realizuar prodhim i brendshëm bruto për mbi 207 miliardë denarë, konsumi përfundimtar është realizuar për 593 miliardë denarë, investimet bruto për 244 miliardë denarë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve për 476 miliardë denarë dhe importi i mallrave dhe shërbimeve për 592 miliardë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button