Zelensky e ftoi Putinin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për bisedime direkte me presidentin rus, Vladimir Putin duke thënë se kjo është “mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte”, raporton REL. “Ne nuk jemi duke sulmuar Rusinë dhe nuk planifikojmë të bëjmë këtë gjë. Çfarë dëshironi nga ne? Largohuni nga toka jonë”, ka thënë ai.

“Ulu me mua. Vetëm jo 30 metra larg sikurse me presidentin francez, Emmanuel Macron”, ka thënë ai, duke iu referuar bisedimeve në një tavolinë të gjatë muajin e kaluar. Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i dërgojë aeroplanë ushtarakë.

“Nëse nuk keni fuqi të mbyllni qiejt, atëherë më jepni aeroplanë”, ka thënë ai. “Nëse ne nuk jemi, Letonia, Lituania dhe Estonia do të jenë në radhë”.

Këto shtete janë pjesë të NATO-s, që nënkupton se nëse Rusia i pushton, do të ketë luftë me të gjitha vendet anëtare të aleancës. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button