Kuvendi i Kosovës dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me mesazhin “Ne jemi me Ukrainën”, kanë nisur një seancë, në të cilën po dënohet agresioni rus në Ukrainë.

Në rend dite, deputetet kanë vendosur “Rezolutën në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”, transmeton REL.

Kuvendi i Kosovës e ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ‘populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Ukrainës’.

Shefja e Grupit Parlamentar Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se “skenari i agresionit rus ndaj Ukrainës sot, ka të njëjtën frymë sikur skenari i gjenocidit të Sllobodan Millosheviqit në Ballkan“.

Ajo ka shtuar se sot vlerat evropiane po mbrohen në një shtet, i cili ende nuk është anëtar i NATO-s dhe BE-së.

“Në Ukrainë po derdhet gjak për t’u mbrojtur Evropa dhe liria“, ka thënë ajo.

Deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të luftës në Ukrainë.

Më 24 shkurt, forcat ushtarake të Federatës Ruse kanë nisur pushtimin e Ukrainës.

Shteti rus kundërshton integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës

Rusisë i janë vendosur një sërë sanksionesh nga shtetet perëndimore.

Sanksione ndaj Rusisë më 25 shkurt ka vendosur edhe Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button