Përmes SMS-mesazheve do të thirren qytetarët e Maqedonisë së Veriut për vaksinim, nga sot fushatë e re

Komisioni për sëmundje ngjitëse informoi që prej sot ka filluar me një fushatë të re, ashtu që të gjithë personat që bëjnë pjesë në grupin me rrezik, do të marrin SMS mesazhe me terminin dhe lokacionin për vaksinim, raporton Portalb.mk.

Mesazhi për vaksinim kundër virusit korona kovid-19
Mesazhi për vaksinim kundër virusit korona kovid-19

Këto mesazh pritet të dërgohen te personat mbi 65 vjeç dhe te personat nën moshën 65 vjeç të cilët kanë sëmundje shoqëruese, ashtu që Komisioni planifikon që në këtë mënyrë të rritet përqindja, e cila për momentin është 41 përqind.

“Në bazë të llogarive nga Termini Im, 260 mijë qytetarë bëjnë pjesë në grupin me rrezik të madh, prej të cilëve 130 mijë nuk janë plotësisht të vaksinuar”, deklaroi Zllatko Mehmedoviq, zëdhënësi i Komisionit. Ai sqaroi që do t’i rekomandohet Qeverisë shkëputjen e certifikatave-kovid gjatë hyrjes në qendrat tregtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button