RMV, Revizioni i publikoi parregullsitë që i ka gjetur në Ministrinë e Drejtësisë

Enti Shtetëror për Revizioni në Maqedoninë e Veriut ka theksuar probleme që i ka gjetur gjatë kontrolleve të kryera në Ministrinë për Drejtësi, duke numëruar edhe disa rekomandime, transmeton Portalb.mk.

“Pagesa e mjeteve tek një furnizues pa dokumentacion të kompletuat mbështetës në fatura si konfirmim për realizimin e detyrimeve”, deklarojnë nga Revizioni në lidhje me llogarinë 631 të vitit 2020.

Në lidhje me këtë problem, Enti rekomandoi që të ndërmerren masa dhe aktivitete në drejtim të sigurimit të dokumentacionit të kompletuar për shërbimet e kryera, në bazë të se cilës do të pranohen dhe evidentohen shpenzimet.

“Nuk është arritur funksioni i njësisë së revizionit të brendshëm në Ministri, nuk është kryer regjistrimi i mobilieve të zyrës të prokuruar për nevojat e Gjykatës Themelore Penale, janë paguar mjete për të cilat nuk është vepruar plotësisht sipas marrëveshjesq dhe nuk janë ndërmarrë veprime për sigurimin e dokumentacionit për të drejtën e përdorimit të mjeteve të paluajtshme, për disa nga departamentet rajonale të ministrisë”, deklarojnë nga Revizioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button