Në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, u promovua puna ITShKSh-së për vitin 2021

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, sot në përvjetorin e Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës, bëri promovimin e veprimtarisë hulumtuese – shkencore dhe botuese të vitit 2021.

“Nuk është krejt e rastësishme se pse pikërisht ditën e sotme e zgjodhëm për këtë promovim. Para se gjithash, deshëm ta vendosim një paralele në mes të bëmave të Skënderbeut dhe Besëlidhjes së Lezhës me disa zhvillime aktuale që po ndodhin! Nëse Skënderbeu me heroizmin dhe rezistencën e tij bashkoi principatat shqiptare por edhe Evropën e përçarë dhe u bë mur i gjallë për ruajtjen e vlerave evropiane në këto hapësira, të njëjtën gjë po e bën aktualisht presidenti i Ukrainës Zelenski, i cili gjithashtu me qëndrimin e tij stoik në rezistencën antiruse, po e bashkon Perëndimin, i cili deri dje ishte jo unik për çështje vitale që kanë të bëjnë me sigurinë dhe vizionin e kontinentit tonë”, tha Asani.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, duke uruar Institutin për punën në drejtim të ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve si dhe siguroi për mbështetje të vazhdueshme institucionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button