RMV, Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandoi që të mos kërkohet certifikatë vaksinimi për hyrje në qendra tregtare

Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandon që të shfuqizohen certifikatat e detyrueshme për hyrje në qendra tregtare, gjegjësisht aty ku nuk është e detyrueshme të mbahet maskë mbrojtëse në fytyrë, njofton Portalb.mk.

“Kemi miratuar një konkluzion, a ajo është që të rekomandohet shfuqizimi i certifikatave të detyrueshme për praninë në qendra tregtare, gjegjësisht aty ku nuk është e detyrueshme të mbahet maskë. Ky është një hap në drejtim të lehtësimit të masave, por gjithsesi për zhvillimin e ardhshëm do të jemi shumë të kujdesshëm, pasi që nuk duam me heqjen e menjëhershme të të gjitha masave të arrijmë rezultate të papritura”, tha sot në konferencë për shtyp, kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski.

Nga Komisioni theksojnë se prej sot fillon fushata për caktimin e terminëve për të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar plotësisht, gjegjësisht ata që nuk kanë pranuar dozë përforcuese, a bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara.

“Grupet e ndryshme të qytetarëve, gjegjësisht at që kanë mbi 65-vjet, apo më pak dhe kanë sëmundje shoqëruese do t’u arrijë sms porosi në të cilën do të njoftohen se kur në termin të caktuar duhet të shkojnë në pikën për vaksinim”, theksuan nga Komisioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button