U sulmua kulla televizive në Kiev, të paktën pesë të vrarë

Të paktën pesë persona janë vrarë pasi një kullë televizive u sulmua në Kiev të Ukrainës, raporton REL.

Kulla gjendej pranë një memoriali kushtuar viktimave të Holokaustit, tha Qeveria ukrainase më 1 mars, teksa forcat ruse kanë bombarduar edhe sheshin kryesor në Harkiv dhe lokacione të tjera civile në këtë qytet lindor.

Ministria e Brendshme e Ukrainës postoi fotografi të tymit dhe zjarrit që dilte përreth kullës së sulmuar. Ndërkaq, Ministria e Jashtme e quajti “barbare” sulmin në Kiev.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në Twitter se pesë persona janë vrarë. Ai po ashtu shprehu zemërimin e tij se bombardimet ndodhën pranë memorialit kushtuar masakrës së kryer nga nazistët.

Po ashtu ai kishte thënë më herët gjatë ditës se bombardimet në Harkiv ishin krime lufte. Bombardimet e fundit vijnë në kohën kur një konvoj i trupave ruse, i gjatë më shumë se 65 kilometra, është nisur drejt Kievit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button