Medvedev i kundërpërgjigjet Francës për “luftë ekonomike” kundër Rusisë

Zyrtari i lartë i sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev u është përgjigjur të martën komenteve të ministrit francez të Financave, Bruno Le Maire, i cili është zotuar për nisje të luftës ekonomike dhe financiare kundër Rusisë, transmeton REL.

“Sot, një ministër francez ka thënë se do të shpallin luftë ekonomike ndaj Rusisë. Kujdes gjuhën ti zotëri! Dhe mos harro që në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh janë kthyer në luftëra të vërteta”, ka thënë Medvedev, ish-president rus, përmes një postimi në Twitter.

Më herët gjatë ditës së martë, Le Maire i ka thënë radios France Info se “ne do krijojmë luftë ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo: KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button