Spanja: Veprimet e Rusisë janë kërcënim për sigurinë dhe vlerat e BE-së

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, deklaroi se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë një kërcënim për Evropën dhe paralajmëroi për më shumë sanksione të BE-së nëse Rusia nuk ndërpret ndërhyrjen ushtarake dhe të largohet nga vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“(Presidenti rus Vladimir) Putin dëshiroi të përçante BE-në, por ajo që gjeti ishte një BE e vendosur dhe fortë në përgjigjen e saj. Kjo sepse nuk është vetëm sovraniteti i Ukrainës në pikëpyetje, por edhe siguria evropiane”, deklaroi ai në një intervistë me transmetuesin publik spanjoll TVE.

Sanchez tha se Spanja nuk do të dërgojë drejtpërdrejt armë në Ukrainë, duke shtuar se qeveria e tij do të kërkojë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, siç janë kufizimet në ujërat e BE-së.

Spanja gjithashtu do t’u ofrojë refugjatëve ukrainas viza që do t’i lejojnë ata “të jetojnë dhe punojnë legalisht” në Spanjë.

Sa i përket nëse BE-ja do të pranojë kërkesën urgjente të anëtarësimit të Ukrainës, kryeministri spanjoll tha se vendi ende duhet të kalojë një “proces të gjatë”.

Megjithatë, ai shtoi se Ukraina ka dëshmuar vlerat e saj evropiane që nga shpërthimi i luftës.

Sanchez tha se vendet e BE-së janë më të bashkuar se kurrë dhe shpreson se ato do të vazhdojnë të krijojnë politika të përbashkëta rreth politikës së jashtme, autonomisë strategjike dhe emigrimit.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button