Podolak: Negociatat janë të vështira, pala ruse është skajshmërisht e njëanshme

Negociatat janë të vështira. Megjithatë, tanimë pa kurrfarë ultimatumi të detyrueshëm. Për fat të keq, pala ruse ende është skajshmërisht e njëanshme lidhur me proceset destruktive që i filloi, publikoi sonte në Twitter këshilltari i presidentit ukrainas dhe anëtar i delegacionit ukrainas në negociatat me Rusinë, Mihailo Podolak, shkruan MIA, njofton Portalb.

Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës sot në qytetin ndërkufitar bjellorus Gomel, mbajtën raundin e parë të negociatave për ndërprerje të konfliktit pas çka janë kthyer në konsultime në kryeqytetet e tyre.

Moska dhe Kievi planifikojnë “raund të dytë” të bisedimeve për konfliktin, këtë e konfirmoi për mediat perëndimore, një anëtar i delegacionit ukrainas.

Shefi i delegacionit rus në negociatat Vlladimir Medinski deklaroi se të dyja palët kanë dakorduar që bisedimet të vazhdojnë dhe raundi i dytë të mbahet ditëve të ardhshme në kufirin polako-bjellorus.

“Më e rëndësishme është se u dakorduam të vazhdojë procesi negociues”, deklaroi Medinski pas përfundimit të raundit të parë të negociatave, që zgjati pesë orë.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button