U takua kryeministri i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, sot kanë zhvilluar takim në Londër në  kuadër të Samitit për Investime të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Ripërtëritje, transmeton Portalb.mk.

“Të dy kryeministrat në takim kanë shprehur qëndrim të qartë për vazhdimin e bashkëpunimit, i cila po realizohet përmes dialogut politik, të hapur dhe konstruktiv”, deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ata vlerësojnë që vizioni i tyre i përbashkët është e ardhmja e përbashkët në Bashkimin Evropian.

“Të dy kryeministrat u pajtuan që negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me Bashkimin Evropian duhet të fillojnë menjëherë, pa vonesë, në paketë dhe duhet të shfrytëzohet mjedisi pozitiv dhe presidenca franceze për t’u arritur marrëveshja ndërmjet Shkupit dhe Sofjes”, deklarojnë nga Qeveria, duke sqaruar që takim, si pjesë e kabinetit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut mori pjesë edhe zv.ministri Fatmir Bytyqi dhe ministri i financave Fatmir Besimi.

“Open Ballkan” u vlerësua si një shembull se si duhet të ketë bashkëpunim rajonal, bashkëpunim që e përshpejton anëtarësimin në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button