OBSH: Furnizimet me oksigjen në Ukrainë po mbarojnë

Furnizimet me oksigjen, për të trajtuar pacientët e sëmurë me COVID-19 dhe sëmundje të tjera kritike, janë duke u pakësuar në Ukrainë, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton REL.

Kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitale, çfarë do të thotë se rezervat e disponueshme mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme.

Ukraina është nën pushtimin e plotë të Rusisë qysh më 24 shkurt.

Sipas monitoruesve të OKB-së, gati 100 civilë janë vrarë në luftime.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë, shifrat e viktimave janë shumë më të larta.

OBSH-ja tha se po punon me partnerët për të marrë dërgesa urgjente të oksigjenit përmes Polonisë.

“Situata e furnizimit me oksigjen është afër një pike shumë të rrezikshme”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH-ja tha se disa fabrika prodhuese në Ukrainë po përballen gjithashtu me mungesë të zeolitit – një produkt kimik thelbësor, kryesisht i importuar, që nevojitet për të prodhuar oksigjen të sigurt mjekësor.

Shërbimet spitalore janë gjithashtu nën kërcënim nga mungesa e energjisë elektrike.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button