Guterres: Pushtimi rus ka shtuar shkeljet e të drejtave të njeriut

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka shtuar shkeljet e të drejtave të njeriut, transmeton REL.

Në një adresim të regjistruar, në hapje të një sesioni të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, Guterres tha se OKB-ja ka ekipe në terren për të monitoruar situatën.

“Përshkallëzimi i operacioneve ushtarake nga Federata Ruse në Ukrainë po çon në përshkallëzimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje.

“Ne duhet t’iu tregojmë të gjithë njerëzve në Ukrainë se u qëndrojmë pranë në kohën kur kanë nevojë”, shtoi Guterres.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button