fbpx

Stoltenberg: Aleatët po rrisin mbështetjen për Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët e NATO-s po e rrisin mbështetjen për Ukrainën, me raketa të mbrojtjes ajrore, me armë antitank, si dhe me ndihma humanitare dhe financiare, transmeton REL.

Në një postim në Twitter, Stoltenberg tha se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe se e ka përgëzuar atë për trimërinë e popullit dhe të forcave të armatosura të Ukrainës.

Një ditë më herët, Bashkimi Evropian njoftoi se do të financojë armatimin e Ukrainës, për ta ndihmuar atë që të mbrohet kundër pushtimit rus.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button