Fundjavën që lam pas u dogjën tre kontejnerë në Bit Pazar, që nga fillimi i vitit janë shkatërruar gjithsej nëntë

Fundjavën që lam pas janë djegur tre kontejnerë në bulevardin Kërste Misirkov, afër Bit Pazarit në Shkup. Sipas NP “Higjiena Komunale”, kontejnerët e djegur kanë kapacitet prej 3.2 metra kub dhe të gjithë janë tërësisht të shkatërruar dhe të papërdorshëm, transmeton Portalb.mk.

“Që nga fillimi i vitit janë djegur gjithsej nëntë kontejnerë plastike të vendosur në hapësira publike. Për të mos prishur dinamikën e grumbullimit dhe transportit të mbetjeve komunale, “Higjiena Komunale” ka zëvendësuar sa më shpejt të gjitha kontejnerët e djegur me të rinj. Bëjmë thirrje që të ndalet asgjësimi i koshave për plehra, në mënyrë që ekipet e kompanisë të kryejnë në kohë detyrat e tyre në terren, në përputhje me programin operativ të punës”, thonë nga “Higjiena Komunale”.

Kontejnerët përreth Shkupit ka vite që digjen vazhdimisht, por deri më tani askush nuk është kapur apo dënuar. Nga Ndërmarrja thonë se të gjitha rastet e djegies së kontejnerëve janë raportuar në organet kompetente dhe pritet që të merren masat e duhura për gjetjen dhe sanksionimin e autorëve.

LEXO: Persona të papërgjegjshëm dogjën kontejnerin ne Bit Pazar (Video)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button