RMV, nuk ka më detyra projektuese “copy-paste” për testin e maturës

Nxënësit e vitit të fundit do t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore në qershor. Nga Qendra shtetërore e provimeve (QSHP) bëjnë të ditur se tashmë janë duke përfunduar përgatitjet organizative për provimin e maturës. Siç sqaron drejtoresha Elizabeta Naumovska, këtë vit do të ketë risi vetëm në drejtim të përgatitjes së detyrës projektuese, ndërsa në lëndët tjera provimi do të mbetet i njëjtë, transmeton Portalb.mk.

“Pyetjet janë bërë, nxënësit janë paraqitur. Gjatë kësaj periudhe jemi koordinuar, kemi pasur trajnime, këshillime, jemi vazhdimisht në dispozicion të shkollave. Matura do të merret njësoj si vitin e kaluar, pra do të ketë dy lëndë të interne dhe dy eksterne si dhe një detyrë projektuese. Provimi i maturës merret në letër, kudo në botë është kështu, askund nuk jepet online”, thotë Naumovska.

Përsa i përket detyrave projektuese që maturantët duhet t’i “mbrojnë” nëpër shkolla, këtë vit do të ketë ndryshime.

“Nuk ka më ese të shkruar me material copy-paste të marrë nga interneti, por qëllimi i detyrës së projektit është që nxënësit të kenë disa produkte nga aktiviteti i tyre. A do të jetë kjo diçka në formën e një videoje, disa aktivitete të tjera shkollore apo ndonjë kërkimi, do të jetë zgjedhja e tyre. Çdo maturant do të duhet të prezantojë punën e tij brenda shkollave”, shtoi drejtoresha.

Ajo thekson se është bërë një analizë, e cila ka treguar se shumë nxënës kopjojnë gjatë bërjes së detyrave projektuese.

“I morëm për analizë detyrat projektuese të vitit të kaluar. Kudo që kishte mangësi, i kushtuam vëmendje, i udhëzuam mentorët që të jenë pak më të fokusuar në sigurimin e cilësisë së atyre detyrave projektuese. Ne kërkojmë punë të pavarur të nxënësve nën mentorimin e mësuesve të tyre. Ajo që mungon është zhvillimi i aktiviteteve të të menduarit dhe kreativitetit të fëmijëve”, tha Naumovska.

Përndryshe, vitin e kaluar u shpall një koncept krejtësisht i ri i dhënies së provimit të maturës shtetërore dhe risia kryesore që do të nisë në vitin 2025 është se provimi i maturës do të jetë i veçantë për nxënësit e shkollave të mesme dhe i veçantë për ata të arsimit të mesëm profesional. Siç është paralajmëruar në Qendrën shtetërore të provimeve, do të pasojnë takime me ministrin Jeton Shaqiri, me përfaqësues të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme dhe do të ketë debat publik me të gjithë rektorët e universiteteve.

raportin e rezultateve të provimit të fundit të maturës që është mbajtur vitin e kaluar, shkruan se sipas përvojës shumëvjeçare në realizimin e këtij provimi, është e nevojshme të bëhen ndryshime në Rregulloren se si do të jepet dhe vlerësohet rezultatet e nxënësve në provimin e maturës shtetërore në arsimin profesional dhe artistik.

“Çdo vit shtohet numri i nxënësve që aplikojnë për të dhënë provimet eksterne në afatet e provimeve të qershorit dhe gushtit dhe më pas (për arsye të panjohura për QShP-në) nuk janë të pranishëm në ditën e provimit. Gjithashtu është e nevojshme që provimi i maturës shtetërore të realizohet në një hapësirë ​​të madhe. Në atë mënyrë provimi do të zhvillohet në kushte të njëjta për të gjithë kandidatët dhe do të zvogëlohej numri i testuesve”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button