Rubla ruse e filloi javën me mbi 8 për qind rënie ndaj dollarit – Banka e Rusisë rriti normën e interesit në 20 për qind

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksioneve të shpallura nga vendet perëndimore, rubla ruse e nisi javën me më shumë se 8 për qind humbje ndaj dollarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kursi dollar/rubël u rrit me 8,43 për qind në 90 dhe kursi euro/rubël u rrit me 8,8 për qind në 101,2.

Njoftohet se Bursa e Moskës, e cila humbi afërsisht 25 për qind vlerë javën e kaluar, do të jetë e mbyllur për transaksione deri në një udhëzim të dytë.

Banka Qendrore e Rusisë njoftoi se rriti normën e interesit nga 9,5 për qind në 20 për qind.

Në deklaratën e bërë nga banka janë njoftuar probleme të mundshme në tregjet ruse.

Në deklaratë theksohet se është marrë vendimi për rritjen e normës së interesit me qëllim që kursimet e qytetarëve të mos humbasin vlerën dhe të mbrohet stabiliteti financiar dhe i çmimeve dhe thuhet se është rritur norma e interesit nga 9,5 për qind në 20 për qind me një rritje prej 10,5 pikësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button