Tetovë, një vit nga protestat në rrugën e rrezikshme “Industriale”, ende nuk është bërë ndarja fizike mes dy drejtimeve

Ka kaluar një vit që nga protestat e qytetarëve në rrugën Industriale të Tetovës. Ende nuk është bërë ndarja fizike midis dy drejtimeve të rrugës. Rruga vazhdon të mbetet ndër më të rrezikshmet pasi afër saj ka një shkollë fillore dhe aty kalojnë shumë fëmijë. Komuna së fundmi vendosi lenta vibruese në afërsi të shkollës, por përsëri në këtë rrugë aksidente ndodhin shpesh, vetëm gjatë vitit të kaluar pati 53 aksidente. Komuna për këtë vit premton zgjidhje tjetër afatgjate, shkruan Portalb.mk.

Protestat e qytetarëve në këtë rrugë mbushën një vit nga ku jetën në këtë rrugë si shkak një aksidenti tragjik e humbi një vajzë gjashtë vjeçare.

Komuna e Tetovës të shtunën përgjatë kësaj rruge vendosi lenta vibruese për ngadalësimin e shpejtësisë së automjeteve te shkolla fillore “Kirili dhe Metodi” për të rritur sigurinë e nxënësve dhe këmbësorëve që kalojnë aty.

“Ne kemi potencuar se do të punojmë në drejtim të rritjes së sigurisë në komunikacion për të gjithë qytetarët dhe në veçanti për nxënësit. Vendosja e lentave vibruese në rrugën më të rrezikshme dhe më të frekuentuar do të parandalojë aksidentet dhe do t’i vetëdijësoj drejtuesit e makinave. Siguria në radhë te parë”, informoi Bilall Kasami me 26 shkurt.

Rruga Indrustriale, foto: Bilall Kasami
Rruga Indrustriale, foto: Bilall Kasami

Komuna e Tetovës për Portalb.mk thotë se sipas projektit të paraparë për këtë rrugë këto kanë qenë masat e fundit të ndërmarra sepse paraprakisht janë vendosur sinjalizimi vertikal për kufizim të shpejtësisë dhe pengesat rrugore që njëkohësisht me vendosjen e lentave vibruese përmbyllet projekti.

Premtimi i parealizuar është ndarja fizike mes dy drejtimeve të qarkullimit, gjë që është çështja më e rëndësishme për sa i takon rrugës “Industriale”. Ndarja ishte e paraparë që të bëhet në të gjithë rrugën industriale, ndërsa të lihet hapësirë vetëm në vendkalimet për këmbësorë.

Ndërkaq të pyetur për këtë, nga Komuna e Tetovës premtuan tjetër zgjidhje afatgjate.

“Gjatë vitit 2022 është paraparë që të përgaditet projekt për kalim nëntokësor, që e shohim si zgjidhje afatgjate”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Kjo rrugë vazhdon të mbetet ndër më të rrezikshmet ku aksidentet ndodhin shpesh, vetëm gjatë vitit 2021 në këtë boulevard  sipas SPB Tetovë kanë ndodhur 53 aksidente madje ku edhe njerëz kanë humbur jetën.

“Gjatë vitit 2021 në rrugën ,,Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, prej tyre 20 aksidente kanë qenë me lëndime trupore, 3 aksidente me lëndime të rënda trupore dhe në 2 aksidente për fat të keq ka pasur dy viktima në njerëz, kurse 28 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Rikujtojmë që në korrik të vitit të kaluar kur në krye të komunës ishte Teuta Arifi, nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk, thanë se kanë bërë planin për ndarjen fizike mes dy drejtimeve të qarkullimit përgjatë Industriales dhe si do të duket e njëjta dhe se me rebalancin e fundit e kanë buxhetuar ndërtimin e zhardinjeres në një pjesë të rrugës Industriale, në vlerë prej dy milionë denarëve, por kjo nuk ndodhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button