Fokusi i bisedimeve sipas Ukrainës: Armëpushimi dhe tërheqja e trupave ruse

Bisedimet me delegacionin rus do të fokusohen në arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse nga Ukraina, tha Presidenca ukrainase, transmeton REL.

Deklarata vjen pak kohë pas njoftimit se delegacioni ukraians ka arritur në një zonë në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për bisedime me përfaqësues të Federatës Ruse.

Delegacioni ukrainas përfshin ministrin e Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe këshilltarin presidencial, Mykhailo Podolyak.

Për delegacionin rus tash për tash nuk ka detaje.

Ukraina është nën pushtimin e plotë rus qysh më 24 shkurt.

Së paku 352 civilë, përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës. Mbi 1,600 njerëz u raportuan të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button