fbpx

Dita e pestë e luftës në Ukrainë, Zelensky thotë se vendin e presin 24 orë kritike, mbaroi takimi i parë në Bjellorusi (LIVE)

Ukraina ndodhet në ditën e pestë të mbrojtjes së saj territoriale nga Rusia, e cila ka nisur pushtimin më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 24 orët e ardhshme do të jenë kritike për Ukrainën, pasi luftimet me forcat ruse janë duke vazhduar në të gjithë vendin. Ai këto komente i bëri gjatë një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson, transmeton Portalb.mk.

22:39 – Petrovska: Nuk ka indikacione se ndaj RMV-së ekziston kanosje e drejtëpërdrejtë ose indirekte për sigurinë

22:07 – Podolak: Negociatat janë të vështira, pala ruse është skajshmërisht e njëanshme

21:34 – Bullgaria ka evakuuar 200 persona nga Odesa midis të cilëve ka edhe shtetas nga Maqedonia e Veriut

18:45 – Përfundoi takimi i parë Ukrainë-Rusi

16:40- Johnson nesër viziton Poloninë dhe Estoninë për bisedime mbi luftën Rusi-Ukrainë

16:35- Stoltenberg nesër vizitë në Poloni dhe Estoni

16:30- SHBA pezullon aktivitetet e ambasadës së saj në Bjellorusi

16:27- Koreja e Jugut i vendosi sanksione Rusisë

16:22- Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të BE-së diskutojnë për ndihmën ushtarake për Ukrainën

16:18- OKB: Të paktën 102 civilë humbën jetën në Ukrainë, 422 mijë refugjatë kaluan në vendet fqinje

16:12- Filluan bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

16:06- Zvicra miratoi sanksionet e njëjta ndaj Rusisë sikurse BE-ja

16:04- Rusia ndaloi fluturimet nga 36 shtete

16:00- Përforcimi i krahut lindor të NATO-s

15:54- Hungaria nuk lejon dërgimin e armëve në Ukrainë nëpër territorin e saj​

15:49- OBSH: Furnizimet me oksigjen në Ukrainë po mbarojnë

15:42- Vuçiq: “Rreziku” i anëtarësimit të Kosovës në NATO nuk është naiv

15:29- Refugjatë ukrainas arrijnë në Serbi

15:25- Guterres: Pushtimi rus ka shtuar shkeljet e të drejtave të njeriut

15:23- Stoltenberg: Aleatët po rrisin mbështetjen për Ukrainën

14:04 – MPJ-ja u bëri thirrje qytetarëve të RMV-së të largohen nga Rusia

13:19 – Pesë ditë pas pushtimit rus, palët nisën bisedimet

13:00 – Kryeministri bullgar kërkoi dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes pas komenteve për situatën në Ukrainë

12:50 – UNHCR: Rreth 422,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina

12:30 – Rubla ruse e filloi javën me mbi 8 për qind rënie ndaj dollarit – Banka e Rusisë rriti normën e interesit në 20 për qind

11:49 – Kryeministri holandez: Agresioni i Putinit duhet të ndalet

11:21 – Ukraina tha se “janë vrarë mbi 5,000 ushtarë rusë”

11:17 – Zelensky kërkoi anëtarësimin e menjëhershëm të Ukrainës në BE

10:33 – Fokusi i bisedimeve sipas Ukrainës: Armëpushimi dhe tërheqja e trupave ruse

10:30 – Ish-zyrtari i lartë i NATO-s: Aleanca duhet të flasë gjuhën e Putinit

10:27 – Delegacioni i Ukrainës arriti në vend-takimin me delegacionin rus

09:44 – Borrell: BE s’do t’i përgjigjet me “përshkallëzim” vendimit të Putinit për forcën bërthamore

09:41 – Letonia i lejoi qytetarët e saj të luftojnë në Ukrainë

09:34 – Von der Leyen: Ukraina i takon BE-së

09:19 – Ukraina: Ofensiva ruse është ngadalësuar

09:00Mbi 360,000 ukrainas të zhvendosur

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se rreth 368,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje qëkur ka nisur pushtimi rus, para pesë ditës.

Rreth 150,000 prej tyre kanë shkuar në Poloni, transmeton REL.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button