fbpx

Kryetari i Kievit: Jemi në kufirin e një katastrofe humanitare

Vitali Klitsçko, kryetari i Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, e ka përshkruar kryeqytetin ukrainas si “të rrethuar” dhe tha se evakuimi i civilëve nuk do të ishte i mundur “sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara”, transmeton The Guardian.

“Ne jemi në kufirin e një katastrofe humanitare,” i tha ai Associated Press sot ndërsa një shtetrrethim vazhdonte në qytet, i cili tha ai i lejonte autoritetet të gjuanin “diversantë” në rrugë.

“Tani për tani kemi rrymë, tani kemi ujë dhe ngrohje në shtëpitë tona. Por infrastruktura është e shkatërruar për të ofruar ushqim dhe mjekim”.

“Kjo është arsyeja pse mesazhi për të gjithë është: mbështesni Ukrainën së bashku … Ne jemi të fortë,” tha ai.

“Çdo ukrainas është krenar që është i pavarur, krenar që është ukrainas dhe ne jemi krenarë që kemi vendin tonë”.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button