OKB: 368 mijë refugjatë kanë kaluar në vendet fqinje

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se 368 mijë refugjatë kanë kaluar në vendet fqinje pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Shabia Mantoo, iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të AA-së lidhur me situatën e civilëve në Ukrainë.

Mantoo tha se ende nuk kanë një shifër të përditësuar lidhur me numrin e personave të zhvendosur brenda vendit.

Aktualisht ka përditësime vetëm lidhur me numrin e refugjatëve, theksoi Mantoo, e cila shtoi se ka arritur në 368 mijë numri i refugjatëve që janë strehuar në vendet fqinje duke kaluar kufijtë e Ukrainës.

Zëdhënësja Mantoo dje në një deklaratë për AA njoftoi se mbi 100 mijë civilë ishin zhvendosur brenda vendit pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe se 116 mijë civilë ishin strehuar në vendet fqinje duke kaluar kufijtë ndërkombëtarë.

“Po raportohen lëvizje të mëdha drejt kufijve ndërkombëtarë dhe ndërmjet këtyre kufijve. Situata është shumë e rrjedhshme dhe ndryshon çdo orë”, tha ajo.

UNHCR-ja paralajmëron se deri në 4 milionë civilë mund të largohen nga vendi nëse situata në Ukrainë përshkallëzohet edhe më tej.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button