fbpx

Dy familje me shtetas të RMV-së do të largohen sot nga Ukraina

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e vendit njofton se sot, përmes korridorit të krijuar, të siguruar në koordinim me Qeverinë e Republikës së Bullgarisë, dy familje me shtetas tanë, nga Odesa e Ukrainës janë pjesë e korridorit dhe pritet të mbërrijmë në Bullgari brenda ditës, transmeton Portalb.mk.
MPJ- ju bën thirrje shtetasve tanë që ndodhen në territorin e Ukrainës, nëse kanë mundësi, të drejtohen për në Odesa, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë, nga ku ka ende korridore aktive të evakuimit.
“Ju informojmë se jemi në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetet e Rumanisë dhe Hungarisë, nga ku është realizuar bashkëpunim dhe mundësuar ndihmë për shtetasit tanë që ndodhen në Ukrainë. Qytetarët që kanë mundësi duhet të shkojnë në pjesën perëndimore të Ukrainës, në konsullatat e Rumanisë në Solotvino dhe Çernauti, si dhe në Konsullatat e Hungarisë në Uzgorod, Beregove dhe Mukaçevo. Njoftojmë se në këto lokacione do t’u ofrohet ndihmë shtesë në drejtim të evakuimit të tyre nga Ukraina përmes këtyre vendeve.

Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Moldavi, nga ku poashtu kemi marrë edhe konfirmimin për kyçjen e qytetarëve tanë në korridoret eventuale të tyre për evakuim”, thonë nga MPJ.
Ministria e Punëve të Jashtme informon se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partnerët dhe po punohet për sigurimin e korridoreve/kolonave të tjera të sigurisë. Lidhur me këtë, informojnë se është aktivizuar mekanizmi i BE-së për mbrojtje civile, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme do të informojë në mënyrë shtesë për korridoret e reja.
Shtetasit tanë që nuk kanë lënë ende të dhënat e tyre, duhet ta kontaktojnë menjëherë Ministrinë e Punëve të Jashtme, për të dorëzuar të dhëna dhe informacione të sakta për vendndodhjen dhe gjendjen e tyre, në mënyrë që të mund të jenë pjesë e koordinimit të procesit të evakuimit.
Kujtojmë se numri i linjës telefonike +389 75 273 732 është vazhdimisht aktiv.
  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button