fbpx

Gjermania do të rrisë shpenzimet ushtarake

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka njoftuar se do të rrisë shpenzimet për mbrojtje. Duke folur në një takim urgjent në Parlamentin gjerman, ai ka thënë se 100 miliardë euro do të shtohen në buxhetin ushtarak për këtë vit, transmeton REL.

Kjo nënkupton se Gjermania do të shpenzojë më shumë se 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm në mbrojtje.

Ky është një tjetër ndryshim në vendime rreth mbrojtjes në Gjermani, duke përfshirë në vendim të marrë më 26 shkurt, për të nisur dërgimin e armëve drejtpërdrejt në Ukrainë.

Kancelari Scholz ka thënë se bota ka hyrë “në një epokë të re”, pas pushtimit rus në Ukranë dhe se “nuk mund të ketë përgjigje tjetër ndaj agresionit të Putinit”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button