fbpx

Shtëpia e Bardhë: Kongresi të miratojë fondin 6.4 miliardë dollarë për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga Kongresi që të miratojë një fond shtesë prej 6.4 miliardë dollarë për ndihmë ndaj Ukrainës e cila ndodhet përballë sulmit të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burime të afërta me çështjen që kanë folur për shtypin amerikan, kanë theksuar se Shtëpia e Bardhë në një bisedë që ka zhvilluar me anëtarët e Kongresit, ka kërkuar nga Kongresi që të miratojë fondin shtesë prej 6.4 miliardë dollarë për ndihma ndaj Ukrainës.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se 2.9 miliardë dollarë të këtij fondi do të transferohen për Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar për ndihma humanitare ndaj Ukrainës dhe për ndihmën e sigurisë për Ukrainën, Poloninë dhe vendet baltike.

Gjithashtu edhe fondi në fjalë prej 3.5 miliardë dollarë do t‘i transferohet Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Mediat amerikane kanë shkruar se anëtarët e Kongresit treguan reagim të përbashkët ndaj sulmeve të Rusisë dhe se mund të miratojnë fondin në fjalë.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button