fbpx

Zelensky rekomandoi 5 qytete, përfshirë Stambollin për negociatat me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se në vend të Bjellorusisë nga ku zhvillohen sulmet ndaj vendit të tij, rekomandon Stambollin, Varshavën, Bakun, Bratislavën ose Budapestin për negociatat me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh me video që postoi, Zelensky bëri vlerësime lidhur me qytetin që do të përcaktohet për negociata me Rusinë.

Duke bërë të ditur se Minskun nuk e kanë zgjedhur ata për negociata por Rusia, Zelensky vuri në dukje se 4 ditë më parë nga territori i Bjellorusisë janë hedhur raketa Cruise ndaj Ukrainës dhe se avionët, helikopterët dhe tanket kanë vrarë ukrainasit dhe se kanë filluar të shkatërrojnë shtëpitë.

“Katër ditë më parë Kievi u sulmua në orën 04:00 ashtu si në vitin 1941”, tha Zelensky i cili shtoi se “Ju keni fjetur por ne qëndruam zgjuar. Ne tashmë nuk flemë, luftojmë, luftojmë për vendin tonë”.

Ai theksoi se do të mund ta pranonin Minskun për negociata nëse ndaj vendit të tyre nuk do të ishin kryer sulme nga territori i Bjellorusisë. Zelensky tërhoqi vëmendjen se kanë zhvilluar shumë herë negociata atje në periudhën kur Bjellorusia ishte e paanshme.

“Palës ruse i kemi rekomanduar Varshavën, Bratislavën, Budapestin, Stambollin dhe Bakun”

Duke vënë në dukje referendumin që mbahet sot në Bjellorusi për ndryshimin kushtetues, Zelensky tha: “Nuk e keni marrë ende vendimin tuaj të rëndësishëm. Varet vetëm nga ju, jo nga Rusia, Ukraina apo SHBA-ja por vetëm nga populli i Bjellorusisë”.

“Sigurisht që duam paqe, duam bisedime dhe përfundimin e luftës. Për negociatat me Rusinë në vend të Bjellorusisë nga ku zhvillohen sulmet ndaj vendit tonë kemi rekomanduar Stambollin, Varshavën, Bakun, Bratislavën ose Budapestin. Ne pranojmë çdo vend nga ku nuk hidhen bomba nga territori i tij ndaj vendit tonë. Vetëm në këtë mënyrë negociatat mund të jenë të drejta dhe lufta mund të përfundojë me të vërtetë”, deklaroi Zelensky.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button