fbpx

Bota në protestë kundër luftës në Ukrainë

Mijëra persona në botë kanë marrë pjesë në protesta pro-Ukrainës dhe për të dënuar luftën e Rusisë në këtë shtet, transmeton REL.

Pushtimi nga Moska ka nxitur zemërim global dhe ka rezultuar me sanksione nga shtetet e Perëndimit, disa të drejtuara edhe kundër vetë presidentit rus, Vladimir Putin.

Më 26 shkurt, protesta janë mbajtur në disa qytete evropiane, por edhe në Teheran.

Në Zvicër, mijëra persona janë mbledhur nëpër qytete të ndryshme, përfshirë rreth 1,000 jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Në protesta është kërkuar më shumë veprim nga qeveritë.

Në vendin fqinj të Rusisë, Finlandë, mijëra persona janë mbledhur në kryeqytetin Helsinki.

Rreth 3,000 protestues janë parë në Vjenë duke mbajtur mbishkrimet “Stop Luftës”.

Në Britani, qindra protestues janë nisur drejt Ambasadës së Rusisë në Londër.

Në Teheran është mbajtur një protestë jashtë Ambasadës së Ukrainës dhe njerëzit janë dëgjuar duke bërtitur “Vdekje Putinit”.

Disa janë parë edhe me qirinj dhe flamuj ukrainas.

  • Për konfliktin e ditës së tretë (26.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së dytë (25.02.20200) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU
  • Për konfliktin e ditës së parë (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button