Maqedonia e Veriut është stabile, investimet e Rusisë dhe Ukrainës në vend janë nën 1 %, deklaroi kryeministri Kovaçevski

Në lidhje me luftimet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë dhe reflektimin e tyre në Maqedoninë e Veriut, është deklaruar kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski. Ai e vlerësoi situatën në vend si stabile dhe të sigurtë, transmeton Portalb.mk.

Në fjalimin e mbajtur në Youtube dhe Facebook, ai vlerësoi që Maqedonia e Veriut është e sigurt, për pasojat ekonomike jemi plotësisht të përgatitur.

“Në këto kohëra të turbulencave, dua të konfirmoj se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe në këtë moment nuk ka ndonjë kërcënim direkt për sigurinë e Maqedonisë së Veriut. Qeveria me përqendrim do të ndjek gjendjen në Ukrainë dhe rregullisht do të informojë qytetarët”, deklaroi Kovaçevski.

Ai kërkoi që luftimet të ndërpriten menjëherë, duke theksuar që shekulli 21 duhet të jetë shekulli i dialogut, jo i luftës.

“Ne si Qeveri insistuam dhe mundësuam që të gjitha resurset dhe energjitë të orientohen drejt menaxhimit të krizës dhe mbështetjes ekonomike për qytetarët dhe kompanitë. I rritëm rrogat, do të rriten pensionet dhe financiarisht i kemi mbështetur kompanitë”, deklaroi Kovaçevski, ndërsa theksoi që investimet e ruse e ukrainas janë rreth një përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button