Kallëzim penal për dy qytetarë të RMV-së, pasi dyshohen se detyrën zyrtare nuk e kanë realizuar në mënyrë të duhur

Policia në Maqedonia të Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj dy qytetarëve të Kumanovës për shkak keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të detyrës zyrtare në Sektorin për Çështje Administrative në Kumanovë, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër H.A. nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 paragrafi 1 të Kodit penal dhe kundër D.A. nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”punë e pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-v të Kodit Penal”, sqarojnë nga Policia.

Policia sqaroi që H.A. në dhjetor të vitit 2021 ka pranuar dhe ka miratuar dhënien e patentë shoferit dhe në fushën e paraparë nuk i ka vënë tri sanksione kundërvajtëse ”ndalesë për drejtimin e automjetit”, në kohëzgjatje të përgjithshme prej 18 muajve, të cilat më herët i janë shqiptuar parashtruesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button