Ministria kërkon shtatë mësimdhënës nga Maqedonia e Veriut për të punuar në vendet evropiane

Ministria për Arsim dhe Shkencë kërkon gjithsej shtatë mësimdhënës nga Maqedonia e Veriut për të punuar në Gjermani, Zvicër, Slloveni dhe Francë në edukimin dhe arsimin e fëmijëve që janë shtetas të RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Katër mësimdhënës kërkohen për në Gjermani dhe nga një në Francë, Zvicër dhe Slloveni; ashtu që dy mësimdhënës në Gjermani do ta zhvillojnë mësimin në gjuhën shqipe, ndërsa pesë të tjerët në gjuhën maqedonase. Koha e angazhimit do të jetë katër vjet, ndërsa Konkursi do të jetë I hapur vetëm 15 ditë.

“Të ketë përfunduar arsimin e lartë për mësimdhënës të grupit klasor, pedagog, mësimdhënës i gjuhës maqedonase ose mësimdhënës i gjuhës shqipe (240 kredi EKTS); të ketë përvojë pune së paku pesë vjet në shkollën fillore; të njeh gjuhën e shtetit për të cilën aplikon, të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut” sqarojnë nga Ministria, duke theksuar që mësimdhënësi nuk është dënuar në kryerjen e profesionit.

Mësimdhënësit në Gjermani do të paguhen 1 740 euro, Francë 1 900 euro, Slloveni 1 640 euro dhe në Zvicër 2 600 franga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button