Tetovë, “Bllagoja Toska”, tri prona pengojnë procesin, Kasami: Me përmirësimin e motit fillon puna

Bulevardi “Bllagoja Toska” në Tetovë vazhdon të mbetet i papërfunduar. Punimet filluan para zgjedhjeve dhe u lanë në gjysmë. Është rregulluar vetëm pjesa deri te ura mbi lumin “Shkumbin” dhe e njëjta është shndërruar përsëri në parking. Problem mbeten tre prona që pengojnë zgjërimin e tij. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami premton se me përmirësimin e motit do të fillojnë punët, shkruan Portalb.mk.

Për tu ndërtuar ky bulevard, ende nuk janë rrënuar tre shtëpitë e fundit, madje aty ende jetojnë familje.

Kjo është dhe arsyeja që pengon këtë projekt të vazhdojë ashtu siç është paraparë deri te Shkolla Tekstile. Muajin e kaluar, Kasami njoftoi se për këtë bulevard do të krijojë komision të veçantë se si të vazhdojnë punët. Më 23 shkurt ai tha se me përmirësimin e kushteve klimatike do të fillojnë punët dhe shpreson që deri atëherë të zgjidhet problemi i pronave.

Sa i përket bulevardit “Bllagoja Toska”, komisioni punon intensivisht. Janë tre prona për të cilat ne mundohemi që të gjejmë zgjidhje dhe përkushtimi dhe angazhimi jonë është me krijimin e kushteve atmosferike të vazhdojë punimi dhe “Bllagoja Toska” të realizohet ashtu siç është projekti fillestar, që janë siguruar mjete deri te shkolla tekstile dhe të vazhdojë procesi i eksproprijimit në pjesën tjetër deri te “Mema”. Po punojmë intensivisht që edhe aty brenda vitit të kemi një zgjidhje përfundimtare”, tha Bilall Kasami.

Bulevardi “Bllagoja Toska”
Bulevardi “Bllagoja Toska”

Punët për vazhdimin e këtij Bulevardi prej rreth 460 metra, nga pjesa ndër spitalin deri te Shkolla Tekstile, filluan me 27 gusht të vitit të kaluar dhe duhej të përfundonin në afat prej 90 ditëve, por aty është punuar vetëm disa metra, vetëm deri te ura.

Në programin e tij për menaxhimin me Tetovën, kryetari Bilall Kasami te pjesa e urbanizmit, gjegjësisht si zgjidhe për probleme e adreson edhe vazhdimin e Bulevardit “Bllagoja Toska”.

“Lëvizja Besa do të angazhohet për ndërtimin dhe meremetimin e infrastrukturës së dobët. Prioritet: hapja e tre bulevardeve si “arterie” kryesore të qytetit: Bulevardi “Qendër-Ilinden”, vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” dhe bulevardit “Vidoe S. Bato”, thuhet në Programin Zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të Kasamit.

Ky bulevard u promovua disa herë gjatë mandatit 8 vjeçar të Tetua Arifit si e para e Tetovës, madje për herën e fundit shumica a integristëve u mblodhën për të promovuar të njëjtin, i cili ende sot është në gjendje të mjerueshme. Arifi deklaroi se deri te shkolla Tekstile e kanë mbyllur procesin e eksproprimit, ku në aspektin formalo-juridik nuk kishte probleme, por sot kryetari i ri deklaron të kundërtën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button