Qyteti i Shkupit vendosi të ndërtojë atraksionin Luna Park, ndërkohë u vendos edhe ulja e çmimit për parkimin e veturave

Në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ndër vendimet që u miratuan është edhe ndërtimi i atraksionit Luna Park, mjete të siguruar nga Buxheti i Qyteti të Shkupit në periudhën 2022-2024, transmeton Portalb.mk.

“Qyteti i Shkupit së shpejti do të fillojë rregullimin e Luna parkut të ri, për të cilin në fazën e parë do të montohen rekuizitat e para me qëllim që parku të bëhet funksional për qytetarët”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Raportohet që mjetet financiare për projektimin, ndërtimin, furnizimin e pajisjeve dhe rekuizitave, si dhe instalimin e tyre, janë siguruar nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022, ndërsa faza vijuese do të realizohet me buxhetet e viteve 2023 dhe 2024.

Në këtë seancë gjithashtu u vendos që nga 1 marsi parkimi të jetë më i lirë, ashtu që nga 100 denarë të bëhet 75 denarë, nga 50 denarë në 40 denarë, nga 40 denarë në 30, ndërsa zona më e lirë do të jetë 25 denarë. Vendim tjetër i miratuar sot nga Qyteti i Shkupit është edhe ndarja e mjeteve për parqe të reja dhe gjelbërim për 10 komuna të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button