BE-ja bëhet gati për refugjatët nga Ukraina

Shtetet kufitare të Ukrainës – anëtarët e BE-së, Lituania, Letonia, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Rumania, si dhe Moldavia (që nuk është në BE) kanë njoftuar se janë duke u përgatitur për valën e pritshme të refugjatëve nga Ukraina, në kohën kur Rusia nis pushtimin e plotë të vendit, raporton EN.

Polonia ‘hap dyert’

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme polak Pawel Szefernaker njoftoi të enjten në mëngjes se Polonia po hap tetë qendra pritjeje për refugjatët ukrainas në dy rajonet më afër kufirit.

Në këto vende, refugjatët mund të marrin ushqim, ndihmë mjekësore dhe informacion.

Rumania krijon kampe të lëvizshme

Rumania, e cila kufizohet prej 600 kilometrash me Ukrainën, thotë se është e përgatitur të pranojë deri në gjysmë milioni refugjatë.

“Ne nuk presim një fluks të madh të vijë këtu tani, por nuk dihet kurrë,” tha ministri i Mbrojtjes, Vasile Dincu.

Hungaria ‘mund të strehojë mijëra’

Agjencia shtetërore e lajmeve e Hungarisë MTI raportoi të martën se një numër i madh trupash ushtarakë po dërkohen në kufirin lindor të vendit me Ukrainën.

Ministri i Mbrojtjes, Tibor Benkö tha se forcat e armatosura hungareze duhet të përgatiten për të parandaluar grupet e armatosura të kalojnë kufirin, i cili është rreth 140 kilometra i gjatë.

Hungaria ka thënë se mund të kujdeset për mijëra refugjatë të mundshëm nga Ukraina.

Moldavia me kampe të refugjatëve

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu ka thënë se kufijtë e vendit që ajo drejton janë të hapur për refugjatët nga Ukraina.

“Qytetarët e parë të Ukrainës mbërritën në Moldavi, me mbi 4,000 kalime vetëm sot. Qeveria ka vendosur qendra të përkohshme strehimi pranë Palanca dhe Ocnița. Kufijtë tanë janë të hapur për qytetarët Ukrainës që kanë nevojë për tranzit ose qëndrim të sigurt”, shkruan ajo në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button