Presidenti serb Vuçiç pas 36 orësh do të prononcohet për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar sot se qëndrimi i tij “për shumë çështje” do të publikohet në 36 orët e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç vendosi për këtë sot pas një takimi me ambasadorët e vendeve të Kuintit (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) dhe kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Giofre, në të cilin, sipas pritshmërive të opinionit, presidenti serb duhej të shpaloste qëndrimin e tij për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Vuçiç paraprakisht, 12 orë para kësaj, ndërsa disa orë para fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, me rastin e vizitës në Monako paralajmëroi se Serbia qëndrimin mbi situatën në Ukrainë do ta shpalosë për 48 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button