fbpx

Propaganda ruse për “skenarin ukrainas” në Maqedoni (2016 – 2017)

Gjatë viteve 2016 dhe 2017 propagandistët maqedonas dhe rusë në mënyrë harmonike promovonin teori konspirative për skenarin ukrainas” me qëllim që ta sabotojnë zgjidhjen e krizës politike, punën e PSP-së, Revolucionin e larmë paqësor dhe Marrëveshjen e Përzhinës, si dhe që ti justifikojnë përpjekjet për mbajtjen e dhunshme të pushtetit pas zgjedhjeve të vitit 2016, njofton Vërtetëmatësi.

Shkruan: Zharko Trajanovski, analist mediatik

Në pjesën e parë të analizës mbi propagandën rusë gjatë krizës politike në Maqedoni (2015-2017) theksuam se termet „skenari ukrainas”, „revolucioni me ngjyra” dhe „Meidani maqedonas” ishin pjesë e mesazheve kryesore të propagandës së një strategjie komunikative, e cila realizohej në më shumë kanale propaganduese në vitin 2015.

Mbjellja e frikës për „skenarin ukrainas” vazhdoi edhe në vitin 2016, sidomos pas thellimit të krizës politike më 12 prill të vitit 2016, kur Kryetari Gjorge Ivanov solli vendim për falje të 56 personave, i cili shkaktoi protesta qytetare në gjithë Maqedoninë. Me fjalimin spinues të Ivanovit, në të cilin ishin të theksuara shprehjet „kjo është një lojë e huaj”, „ky është ndonjë interes i huaj”, maskohej interesi personal dhe partiak i vendimit për ndërprerjen e procedurave të Prokurorisë Speciale Publike, e cila theksonte se „regjistrimet ishin bërë në Maqedoni, me pajisjet e DSK-së pranë MPB-së, të cilat me qëllim që të mos zbulohen gjurmët më pas janë asgjësuar”.

Moska: Aktivizimi i „skenarit ukrainas”

Menjëherë pas protestave që vijuan si reaksion i faljes kolektive të politikanëve të dyshuar për korrupsion, përgjim të paautorizuar dhe mashtrime zgjedhore,  u prononcua edhe Moska duke paralajmëruar për „skenar ukrainas” për grusht shteti nga jashtë:

Aktivizimi i „skenarit ukrainas”, inspirim i jashtëm i veprimeve të paligjshme të grushteve të shtetit mund të shkaktojë tronditje serioze në Maqedoni, si dhe destabilizim të të gjithë rajonit Ballkanik. (МPJ e Rusisë me koment për ndodhitë e fundit në Maqedoni , RUSKA REÇ NË GJUHËN MAQEDONASE, 14 PRILL 2016).

Pushteti në Maqedoni ishte në mënyrë eksplicite në një linjë me Moskën, duke konspiruar se „shërbime të huaja të mëdha qëndrojnë pas ‘skenarit ukrainas’ në Maqedoni” (Моska kundër Brukselit dhe Uashingtonit në krizën e Maqedonisë, 15.4.2016). Duke shkaktuar një ndjenjë cenimi në Maqedoni nga ndikime të huaja, Ivanov e sulmoi ashpër PSP-në, pa dhënë një përgjigje konkrete se si i ka marrë informacionet për personat e falur, të cilat janë sekrete.

Protestat pas faljes kolektive nga ana e Ivanovit, nëpër kanalet propaganduese ruse,  u shfrytëzuan për t’i akuzuar SHBA-të se duan ta destabilizojnë Maqedoninë më një „luftë të dytë hibride” dhe ta shndërrojnë Shkupin në një „Kiev Ballkanik” (THE US WANTS TO TURN SKOPJE INTO THE BALKAN KIEV, 15.4.2016).

Në një intervistë për „Dnevnikun” proqeveritar, ambasadorit rus në Maqedoni Oleg Shçerbak iu parashtrua një pyetje eksplicite për mospranueshmërinë e „skenarit ukrainas” si një nga tezat kyçe të Moskës. Duke folur për Ukrainën, e duke aluduar për Maqedoninë, ambasadori rus përkujtoi se „demokracia e rrugës” për të rrëzuar nga pushteti në mënyrë të dhunshme një qeveri të zgjedhur në mënyrë ligjore ka shkaktuar një kolaps të plotë financiar, një luftë qytetare me  mijëra viktima, varfëri, korrupsion, ndarje dhe humbje të sovranitetit të Ukrainës, e cila udhëhiqet nga Perëndimi. Shçerbak paralajmëroi se çdo përpjekje për presion të jashtëm me anë të manipulimit të hapur të shoqërisë qytetare mund të shkaktojë pasoja fatale, si në tragjedinë e përmendur në Ukrainë.

Gruevski: Derisa jam gjallë nuk do të lejoj skenar ukrainas në Maqedoni

Mesazh propagandues në Profilin në Facebook të VMRO-DPMNE-së , 14.04.2016

Së bashku me „shqetësimin” e Моskës dhe Ivanovit, edhe mediat më të ndjekura proqeveritare maqedonase filluan që ta eksploatojnë në mënyrë propaganduese temën „skenar ukrainas” që t’i delegjitimojnë protestat opozitare (Zaev sonte paralajmëroi skenar ukrainas në Maqedoni – Huliganët në rrugë filluan me realizim, Sitel, 14.4.2016).

TV „Sitel”, televizioni më i shikuar në mënyrë manipuluese deklaronte se lideri i opozitës Zoran Zaev „në përgjigje të pyetjes së gazetarit ‘A është i mundur skenari ukrainas në Maqedoni?’, u përgjigj që është ‘absolutisht e mundur’. Mirëpo, gazetari i „Telma” pyet: „A i vendosi mbrëmë Ivanov themelet për një skenar ukrainas në Maqedoni?”, ndërsa Zaev në një intervistë për „Top Tema“ në „Telma “  në 13 prill të vitit 2016 u përgjigj: „Po, mund të thuhet edhe ashtu. Ai ka vendosur themele serioze për skenar ukrainas në Maqedoni”.

Akuzat mediatike për „skenarin ukrainas” ishin një spin propagandues, një shtrembërim i një fjalie të vetme të Zaevit si koment ndaj faljes së Ivanovit, i cili u shfrytëzua për përforcim të narrativit për „skenarin ukrainas”, i cili tashmë ishte eksploatuar gjerësisht nga partia VMRO-DPMNE dhe nga mediat proqeveritare.

Më 14.04.2016 edhe kryeministri Nikolla Gruevski në një pres konferencë e akuzoi liderin e opozitës Zaev se ka përmendur „se vendit i kanoset ‘skenar ukrainas’, që sipas Gruevskit, „do të thotë mijëra viktima dhe të lënduar, rënie e hatashme e ekonomisë dhe pasoja të tjera të rënda”. Shumica e mediave e përcollën mesazhin kyç propagandues të Gruevskit që thoshte – „Derisa jam gjallë nuk do të lejoj skenar ukrainas në Maqedoni”.

Kopertina e të përjavshmes së asaj kohe gazetës proqeveritare „Republika“, „Zaev paralajmëroi skenar ukrainas”.

Po atë ditë edhe një shoqatë e branitellëve (veteranë lufte nga konflikti i vitit 2001) lëshoi mesazh propagandues se „nuk do ta lejojnë skenarin ukrainas të LSDM-së”, ndërsa sulmi propagandues  vazhdoi edhe në ditët në vazhdim duke ia mveshur „skenarin ukrainas” LSDM-së dhe Zaevit. Në një protestë para LSDM-së, të organizuar nga lëvizja proqeveritare LQMM, u dërgua mesazh se nuk do të lejojnë „skenar ukrainas” („Skenar për destabilizimin e Maqedonisë dhe për grushtshteti në shtet” ), si dhe kërkesë deri te Gjykata Kushtetuese që përkohësisht ta ndalojë punën e të gjitha shoqatave dhe fondacioneve. Lëvizja proqeveritare LQMM vazhdoi me protesta duke kërkuar zgjedhje në 5 qershor të vitit 2016  që mos lejohet „skenari ukrainas“ në Maqedoni.

Protestat paskan qenë të provokuara nga Perëndimi, ndërsa Ivanov e paska penguar „skenarin ukrainas”

Mediat propaganduese ruse u përpoqën që t’i delegjitimojnë prоtestat e opozitës pas faljes kolektive të Ivanovit si „të provokuara nga SHBA-të dhe BE-ja”, dhe si rezultat i refuzimit të Maqedonisë që t’u bashkëngjitet sanksioneve ndaj Rusisë. Faqja „EU vs Disinfo“ e nxori në pah këtë dezinformatë, me arsyetimin se eruptimi i protestave është rezultat i faljes nga ana e Ivanovit, të 56 personave të lidhur me skandalin e përgjimeve, e se BE-ja ka qenë e involvuar vetëm si mediator ndërmjet palëve.

Propagandistë proqeveritarë filluan ta mbrojnë vendimin e Ivanovit me pretekst se ai ka parandaluar një përpjekje të dytë për grusht shteti dhe skenar ukrainas në Maqedoni, duke u thirrur te propagandistët rusë, të cilët kishin paralajmëruar për „qëllimet e Uashingtonit dhe vartësit të tij Brukselit, që të shkaktojnë luftë të përgjakshme qytetare në Maqedoni sipas shembullit të skenarit ukrainas” (Vendimi i Ivanovit e pengoi përpjekjen e dytë për grusht shteti – Grekët bëjnë tifo për marionetën Zaev , 15.4.2016).

Kopertina e proqeveritares  „Republika“  e datës 22 prill 2016.

Dezinformatat e këtilla propaganduese me “skenarin ukrainas”, shkaktuan reagime jo vetëm të analistëve dhe gazetarëve të vendit, por edhe tek humoristët. Një kolumnist i njohur e përqeshte hipokrizinë e presidentit dhe të liderit të partisë në pushtet, të cilët „në zgjedhje fitojnë me gojën plotë BE”, dhe „nuk mburren se do t’i arrijnë standardet e Rusisë”, ndërsa tani flasin për „skenar ukrainas”. „Nëse nuk duan ,skenar ukrainas’, atëherë pse bëjnë kundërprotesta?”, në mënyrë lucide pyeti kolumnisti. Një analist tjetër akuzoi se „Ivanovi qëllimisht e shtyn Maqedoninë drejt skenarit ukrainas”, se faktori destabilizues janë kriminelët e falur nga VMRO-DPMNE-ja dhe Ivanovi, dhe se „janë ato të cilët provokojnë Meidan në mes të Shkupit” (Përgjegjësia për një skenar të mundshëm ukrainas është e Ivanovit dhe Gruevskit, 16.4.2016).

Harmonia e propaganduesve maqedonas dhe rusë për skenarin ukrainas”

Përgjigja e pyetjes „A është duke ecur Maqedonia në hapat e Ukrainës?“, ishte afirmative për propagandistët maqedonas proqeveritarë, të cilët u përpoqën që ta shfaqin Revolucionin e larmë jo të dhunshëm si „një kopje e zbehtë e skenarit ukrainas“ dhe e akuzuan Zaevin se „i ngriti themelet e Skenarit ukrainas në Maqedoni (Аlfa, 27.5.2016).

Pa treguar prova, propagandistët proqeveritarë deklaronin se „dita e koktejeve molotov“ dhe i bagerëve që shkojnë drejt institucioneve nuk është aspak larg” dhe se „skenat e frikshme nga Ukraina, një nga një, pasqyrohen tek protestat e dhunshme në Shkup” (Skenari ukrainas në Maqedoni – shfaqje e ZaevitKurir, 27.5.2016). Pa asnjë bazë, propagandistët proqeveritarë u përpoqën që të shfaqin se demonstrantët në Shkup kanë qenë të „importuar dhe se kanë përdorur armë të njëjta si në Kiev, duke krahasuar një fotografi me hedhje të një „kokteji molotov”, dhe me hedhje të ngjyrës me „llastiqe”. (Shikoni analizën “ „Nuk ka skenar ukrainas, por ka skenar ballkanik të shkruar nga liderë të korruptuar”

Printscreen nga TV „analiza“ e atëherë proqeveritares „Sitel” e 27 Majit të vitit 2016.

Madje një propagandist insinuon „skenar ukrainas” (në kontekstin e vrasjes me qëllim të demonstrantëve me plumba në shpinë), që të rriten tensionet, duke poentuar se „rruga nga hedhja e ngjyrës tek shatërvani nën Ushtarin mbi kalë deri te gjakderdhja e vërtetë nëpër rrugët e Shkupit apo të Manastirit është e vogël”. LSDM i bashkoi mercenarët serb dhe radikalët islamikë, Republika, 22.4.2016, fq. 19).­­­

Një propagandiste tjetër dhe një teoriciente e konspiracioneve, zbulonte se Cilat janë rrjetat që e ngjyrosin Maqedoninë dhe shpërndante deklarime të pabaza se „përgjimet në Maqedoni janë vepër e shërbimeve britanike”, si dhe „internacionalizimi i skenarit të Meidanit” i cili zbatohet me „sulme me armë kundrejt institucioneve”.

Kanalet propaganduese ruse i përforconin teoricientët konspirativë të vendit, kundër „revolucionit të larmë dhe „skenarit ukrainas” të implementuar nga Xhorxh Soros, i cili „dëshiron ta shkatërrojë Maqedoninë, emrin e saj, gjuhën dhe identitetin. Fushata propaganduese Ruse kundrejt Maqedonisë në prill të vitit 2016 filloi kryesisht t’i shënjestrojë SHBA-të, si faktor për destabilizimin e Ballkanit, dhe si përgjues ilegal në Maqedoni, i cili ka dashur ta shndërrojë Shkupin në një Kiev ballkanik, që t’i sabotojë „projektet multipolare” të Rusisë dhe Kinës në rajon. Përkrah të gjithë këtyre akuzave, SHBA-të u akuzuan edhe se kanë plan për internacionalizimin e krizës së Maqedonisë”.

Nga ana tjetër, propagandistët rusë hapur i lëvdonin strategjitë dhe taktikat e përdorura – kundërprotestat  e LQMM-së, duke deklaruar se „VMRO-DPMNE-ja në mënyrë gjeniale po e menaxhon Revolucionin e larmë“.

Korniza e këtillë „bardhë e zi” u vërejt edhe tek artikujt propagandues të mediave proqeveritare, që përpiqeshin ta delegjitimojnë revolucionin e larmë si një „revolucion mercenarësh”, e pjesëmarrësit e tij si „mercenarë”, qëllimi i vetëm i të cilëve është „skenari ukrainas” për rrëmbim të dhunshëm të pushtetit në shtet.

Harmonia e politikanëve zyrtarë rusë dhe maqedonas për skenarin ukrainas”

Shfaqja propaganduese se protestat paqësore të Revolucionit të larmë janë pjesë e një skenari të dhunshëm u përforcua edhe personalisht nga ana e kryetarit të shtetit Ivanov, i cili pas protestave masovike së pari e tërhoqi vendimin për faljen e 22 politikanëve më të ekspozuar, e më 6 qershor edhe për të gjithë personat e tjerë të falur. Kryetari Ivanov në një intervistë për proqeveritaren „Dnevnik” e akuzoi Zaevin se ka paralajmëruar „skenar ukrainas” dhe është kërcënuar me dhunë:

Nuk jam Unë ai që paralajmëronte skenar ukrainas në Maqedoni. Nuk jam Unë ai që e krahasonte gjendjen në Maqedoni me atë në Siri. Zaevi ishte ai që e bënte këtë, ai kërcënonte se do të vijë deri tek dhuna.

Kopertina e proqeveritares „Dnevnik“ nga data 25-26 qershor 2016

Në periudhën kur mbaheshin negociate politike për tejkalim paqësor të krizës politike me ndërmjetësimin e BE-së, Moska për të disatën herë akuzoi se po përgatitet teren për shkaktimin e një „revolucioni të ngjyrosur” të ri në Maqedoni (Zaharova: Në përgatitje e sipër është „revolucion i ngjyrosur” për Maqedoninë).

Me kthimin e sërishëm të narrativit propaganduese për “revolucionin e ngjyrosur”, Мoska në mënyrë të hapur u pozicionua në anën e Gruevskit,duke e nënvlerësuar edhe një herë qytetarët e Maqedonisë që me muaj të tërë kërkonin drejtësi nëpër rrugë pas faljes së Ivanovit.

Megjithatë, edhe përkundër lajmërimeve propaganduese për një „skenar ukrainas” të dhunshëm dhe përgatitjeve për një „revolucion me ngjyra” të ri, katër partitë më të mëdha politike arritën marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të qeta në 11 dhjetor të vitit 2016, e cila u shpаll në faqen e Delegacionit të BE-së në Maqedoni.

„Skenari ukrainas” pas zgjedhjeve të qeta në 11 dhjetor 2016

Përkundër parashikimeve të errëta se përgatitet terren për një „revolucion me ngjyra” të ri, Moska i vlerësoi zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit të vitit 2016 si të qeta, bëri me dije se asnjëra nga partitë nuk ka fituar shumicë absolute, dhe bëri apel që të gjitha forcat politike në vend „ta respektojnë vullnetin e votuesve, të veprojnë në kuadër të Kushtetutës, të mos lejojnë që të ushtrohet ndikim kontraproduktiv i jashtëm mbi procesin e formimit të qeverisë së re“.

Mirëpo, pasi u bë e qartë  se Gruevski nuk mund të formojë shumicë të re parlamentare, Moska e ndryshoi pllakën se asnjë nga partitë nuk ka fituar shumicë absolute. Filluan përsëri të flasin për ndikim të jashtëm dhe „ndërhyrje nga jashtë nga ana e Perëndimit, për përdorimin e metodave destruktive të ,revolucioneve me ngjyra’”, dhe pa bazë të deklarojë se në zgjedhje ka fituar partia e Gruevskit – „partia qeverisëse fitoi shumicën e votave, ndërsa opozita edhe përkrah të gjitha manipulimeve dhe mbështetjes së hapur të BE-së dhe SHBA-ve, përjetoi disfatë”.

Drejtpërdrejt me Moskën, edhe partia qeverisëse e ktheu në lojë „skenarin ukrainas” pasi „PSP hoqi dorë nga rasti ,PUÇ‘ për shkak të mungesës së provave”. Një tellall i VMRO-DPMNE-së e cilësoi tërheqjen nga lënda „Puç“ si, „një hap i qartë i PSP-së në drejtim të mbrojtjes së kriminelëve që konspironin një luftë qytetare, skenarë ukrainas dhe gjak deri në gjunjë”, dhe lajmëroi se populli po ngrihet kundër ridefinimit të shtetit me „Platformën e Tiranës”. Derisa demonstrantët proqeveritarë protestonin kundër „platformës së Tiranës”, thuajse të gjitha fjalët se „konspirohej një skenar ukrainas, luftë qytetare dhe gjak deri në gjunjë” – i përdori Gruevski në një intervistë për „Telegrafin” e Serbisë (NUK DUAM SKENAR UKRAINAS, POR EDHE NUK DO TË FLEJMË KUR ATO E SHKATËRROJNË SHTETIN: Intervistë e Gruevskit për „Telegrafin” Serb!, 10.3.2017). Tellallët e opozitës bënin me dije se „ Nuk do të lejohet që Maqedonia të shndërrohet në Ukrainë dhe se retorika për  Skenar Ukrainas është fjalë boshe.

Retorika e njëjtë e Gruevskit kundër t.a. skenar ukrainas (përpjekje e shërbimeve të huaja për të rrëzuar një qeveri të zgjedhur në mënyrë legale) u pranua edhe nga ana e lëvizjes protestuese „Për Maqedoni të përbashkët”, e cila e kundërshtonte „Platformën e Tiranës”, dygjuhësinë, federalizimin dhe përzierjen direkte të huaj në Maqedoni, veçanërisht nga ana e Soros-it.

2017: Në vend të „skenarit ukrainas” të opozitës, dhunë nga ana e demonstrantëve proqeveritarë

Që në mars analistët e kishin të qartë se Qëndrimet e MPJ-së ruse koincidojnë me qëndrimet e VMRO-DPMNE-së, të cilët Revolucionin e larmë e paraqisnin si „skenar ukrainas” për rrëzimin e pushtetit në Maqedoni.

Protesta në Shkup – Prill 2016, Revolucioni i larmë Foto: Vanço Xhambaski CC BY-SA

Mirëpo, në pranverën e vitit 2017 pushteti nuk u mor dhunshëm me asnjë „skenar ukrainas”. Dhuna si metodë u përdor nga ana e demonstrantëve proqeveritarë më 27 prill edhe atë për të penguar ndërrimin demokratik të pushtetit nga ana e shumicës së re parlamentare.

Në atë periudhë, propaganduesit rusë nuk reshtën së foluri për skenar ukrainas“. Makina propaganduese ruse e akuzonte NATO-n se dëshiron të shohë gjak në rrugët e Maqedonisë  për shkak të projektit „Shqipëria e Madhe”, mbillte frikë për dezintegrim të vendit dhe dërgonte mesazh se ka ardhur koha që Maqedonia „t’i besojë Rusisë dhe jo Trump-it“. Duke shpërndarë fotografi nga protestat masovike proqeveritare, „Sputniku” rus madje pohonte se jo vetëm që Brukseli u mund në Maqedoni, por edhe se e gjithë Evropa Lindore i kthen sytë nga BE-ja tek Rusia.

Pas dhunës së 27 prillit nga ana e demonstrantëve të mbështetur nga Rusia, Moska e akuzoi opozitën për përpjekje për marrje të pushtetit me dhunë dhe se ajo ka qenë e planifikuar paraprakisht. Duke bërë krahasime të pabaza me Ukrainën, propaganda ruse shpërndante dezinformata se demonstrantët në parlament kanë qenë ta paarmatosur dhe kanë dashur të pengojnë grusht shteti dhe e akuzonte Uashingtonin dhe Brukselin për standarde të dyfishta. Propaganduesit rusë shpërndanin dezinformata edhe se shumica e re parlamentare nuk mund të hyjë në Kuvend, si dhe teori konspiracioni se „shqiptarizimi i Ballkanit ka qenë i mbështetur nga eprorët e BE-së. Duke luajtur në kartën e „Shqipërisë së Madhe“ dhe „Platformës së Tiranës“, propaganda ruse përsëri tentoi të bëjë  paralele midis Ukrainës dhe Maqedonisë. Megjithatë, edhe analistët pro-rusë që e shohin Maqedoninë të integruar në „botën serbe” („një formë integrimi midis Serbisë, Malit të Zi, Republika Srpska dhe Maqedonisë”) kanë filluar të shohin dallime fundamentale midis Maqedonisë dhe Ukrainës.

Propagandistët maqedonas edhe pas dhunës së 27 prillit u përpoqën t’i interpretojnë ngjarjet me teori konspirative, duke përdorur sërish shprehjen propagandistike skenari ukrainas“, i cili me gjasë u zbulua dhe u ndalua nga VMRO-DMPNE-ja.

 

Eksploatimi i frikës nga ukrainizimi i Maqedonisë

 

Moska zyrtare dhe makina e saj propaganduese maksimalisht e përdorën krizën politikë në Maqedoni (2015-2017) që t’i sulmojnë Uashingtonin dhe Brukselin, duke mbjellë frikë për skenarin e përgjakshëm ukrainas, duke u përpjekur që ta ulin ndikimin e Perëndimit në Maqedoni dhe në Ballkan. Pasi Ivanov ia dha mandatin Zaevit dhe ishte e qartë se shumica e re do të formojë qeveri, propaganduesit rusë vazhduan t’i akuzojnë SHBA-të se nuk e kanë zgjidhur krizën e Maqedonisë, por e kanë përkeqësuar, dhe e kanë sjellë Ballkanin në rrezik. Rusia maksimalisht e eksploatoi frikën nga ukrainizimi i Maqedonisë që ta dobësojë Perëndimin dhe t’i forcojë interesat e veta në Maqedoni dhe Ballkan.

Edhepse Moska zyrtare u vendos në mbrojtje të demonstrantëve të dhunshëm dhe politikanëve të korruptuar që e shkelnin Kushtetutën dhe i pengonin procedurat demokratike për ndërrimin e pushtetit, më 24 maj të vitit 2017 Putini i dëshiroi Ivanovit zhvillim të situatës së brendshme politike konform Kushtetutës dhe procedurave demokratike.

Putini ia uroi shpërblimin e marrë Ivanovit në takimin më 24 maj të vitit 2017 Foto: Zyra e Presidentit të Rusisë (kremlin.ru), Creative Commons Attribution 4.0 International

Në ditën e shkrimit sllav, Putini ia uroi Ivanovit edhe shpërblimin për forcimin e marrëdhënieve midis ortodoksëve, të dhënë nga ana e Fondacionit ndërkombëtar shoqëror për unitet të popujve ortodoksë, që iu dorëzua personalisht nga patriarku rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button