Maqedonia e Veriut dhe Kosova diskutojnë programin e bashkëpunimit ndërkufitar

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale i Maqedonisë së Veriut, Goran Milevski, para takimit me homologun e tij kosovar, Fikrim Damka, ka bërë të ditur se në kuadër të programeve IPA 1 dhe IPA 2 të bashkëpunimit ndërkufitar dy vendet fqinje deri më tani kanë realizuar gjithsej 20 projekte të vlerë prej 7,4 milionë eurosh, nga të cilat 18 janë përfunduar plotësisht dhe dy janë në fazën e realizimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Milevski dhe Damka kanë zhvilluar takim në Klubin e deputetëve në Shkup. Ata para takimit folën mbi bashkëpunimin ndërkufitar mes dy vendeve në kuadër të programit IPA të Bashkimit Evropian (BE).

Milevski kujtoi se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal e Kosovës vitin e kaluar nënshkruan memorandum bashkëpunimi në fushën e zhvillimit rajonal.

“Si dy vendeve, ne kemi bashkëpunuar me njëri-tjetrin në zhvillimin rajonal që nga viti 2010 me programin IPA 1 dhe IPA 2 për bashkëpunim ndërkufitar. Deri më tani janë realizuar gjithsej 20 projekte në vlerë prej 7,4 milionë eurosh, nga të cilat 18 janë përfunduar plotësisht dhe dy janë në fazën përfundimtare”, tha Milevski.

Duke theksuar se një tjetër thirrje në vlerë prej 3 milionë eurosh do të shpallet në mes të muajit mars, Milevski tha se kjo do t’u japë një mundësi të re komunave dhe organizatave joqeveritare nga të dyja vendet që të punojnë në projekte të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së mjedisit, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të turizmit.

Ministri kosovar, nga ana e tij, tha se sot në takim do të diskutohet për zbatimin e memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar vitin e kaluar mes dy vendeve.

“Jemi këtu për të shqyrtuar mundësitë për realizimin e projekteve të komunitetit evropian me bashkëpunim të ndërsjellë mes dy vendeve”, tha Damka.

Nga fondet e programit IPA të BE-së për bashkëpunimin ndërkufitar, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë realizuar bashkërisht projektin strategjik të vendkalimit kufitar “Bellanovcë-Stançiq”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button