Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut u rrit për 6 përqind, por akoma është nën 500 euro

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto është 29 943 denarë, gjegjësisht nën 500 euro, në bazë të llogarive për muajin dhjetor të vitit 2021, përkundër rritjes prej 5.9 përqind në krahasim me dhjetorin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit dhjetor 2021, është 44 711 denarë. Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit dhjetor 2021, është 29 943 denarë”, bëjnë me dije na Enti Shtetëror i Statistikave.

Në dhjetor është shënuar rritje e pagës mesatare mujore neto për 5.8 përqind në krahasim me dhjetorin paraprak.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët Transporti dhe magazinimi (13.1%), Ndërtimtaria (12.6%) dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; Riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (12.1%)”, raportojnë nga Enti.

Në krahasim me muajin paraprak, rritje është vërejtur në Veprimtaritë e patundshmërisë (10.4%), Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (9.1%) dhe Ndërtimtaria (7.6%).

Në muajin dhjetor, rroga mesatare mujore neto për të punësuarit në arsim ishte 28 126 denarë. Në takimet e zhvilluara në Këshillin e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, u diskutua për Marrëveshjen Kolektive, duke vlerësuar që deri në mesin e muajit mars do të ketë një të tillë në Maqedoninë e Veriut, duke propozuar rritje deri 45 mijë denarë.

Marrëveshja për pagën e re minimale u arrit më 7 shkurt, pas disa raundeve të negociatave ndërmjet Qeverisë, Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe Organizatës së punëdhënësve. Me projekt-ligjin, paga minimale do të në 18.000 denarë dhe do të fillojë të aplikohet me pagën e muajit mars. Gjithashtu, ndryshon edhe metodologjia për llogaritjen e minimales.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button