Koncesionari do të gjobitet nëse nuk e rrethon arsenin në Llojan, pastrimi do të pret

Kompania turke “Kaltun Maddenxhilik” si koncesionar për shfrytëzimin e arsenit dhe mbetjeve të tjera të lëndëve të para minerale nga miniera “Llojan” është i detyruar të veprojë në bazë të vendimit të Inspektoratit Shtetëror për Inspektimin Teknik nga inspektimi i kryer më 4 shkurt. këtë vit thonë, për Meta mk, nga Ministria e Ekonomisë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Nëse nuk vepron brenda afatit të caktuar, Inspektorati Shtetëror për Inspektim Teknik do të vazhdojë me procedurën kundërvajtëse, konform ligjit”, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Inspektorati Shtetëror për Inspektimin Teknik tmë 4 shkurt të këtij viti doli në terren dhe realizoi inspektim në minierën “Llojan”. Ata konstatuan se koncesionari nuk e ka rrethuar zonën përreth zgjyrës së arsenit dhe mineraleve të tjera dhe nuk ka vendosur tabelë informuese për rreziqet që fshiheshin në mbetjet e rrezikshme. Inspektorët konstatuan se në hyrjet e minierës “Llojan”nuk kishte shenja paralajmëruese nga rreziku i shfrytëzimit të ujit të mbeturinave dhe aktiviteteve të tjera që mund të jenë të rrezikshme për popullatën dhe kafshët.

Ky Inspektorat e ka ngarkuar koncesionarin që të mënjanojë mangësitë në terren, gjegjësisht të  vendosë rrethojën rreth zgjyrës në minierën “Llojan”, të vendosë tabelë informuese për rreziqet dhe shenjat paralajmëruese nga përdorimi i ujit në zgjyrë.

Ndërkohë kompania turke e ka dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë kërkesën për ndërprerje të njëanshme të kontratës për koncesion, për shkak të mungesës së interesit ekonomik për ekzekutim të mëtejshëm të koncesionit.

“Marrëveshja ende nuk është shkëputur, gjegjësisht do të konsiderohet se është ndërprerë me publikimin e vendimit për ndërprerje të njëanshme në Gazetën Zyrtare”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Lidhur me atë nëse do të kërkohet një koncesionar i ri për të vazhduar shfrytëzimin e arsenit dhe mbetjeve minerale të tjera në Llojan, nga Ministria e Ekonomisë thonë se janë ende duke e shqyrtuar mundësinë e rishpalljes për të gjetur koncesionar të ri, pasi të merret vendimi për ndërprerje të njëanshme të kontratës për koncesion.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. për Meta.mk. thonë se do të kontaktojnë me Ministrinë e Ekonomisë për t’ia sqaruar më tej obligimet koncesionarit, lidhur me rrethimin e dy lokacioneve, vendosjen e tabelave informuese dhe tabelave për rrezik, si dhe të gjitha detyrimet e tjera të koncesionarit.

“Edhe pse buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2022 tashmë është miratuar dhe ky aktivitet nuk është i paraparë, për shkak të procedurës së koncesionit, sigurisht që do të shqyrtohen mundësitë për realizimin e këtij aktiviteti”, shpjegojnë nga ministria mundësinë që shteti vetë t’i rrethojë lokacionet në Tabanoc dhe Llojan dhe të vendosë tabela informuese për rreziqet e arsenit dhe mbeturinave të tjera të rrezikshme.

Ndryshe, Meta.mk dhe Portalb.mk dolën në terren në dhjetor të vitit të kaluar dhe konstatuan se dy lokacionet në afërsi të Tabanocit dhe Llojanit nuk janë të rrethuara dhe nuk janë vendosur tabela informuese. Ndërsa, në vetëm 100 metra linjë ajrore nga zgjyra është shkolla fillore “Rilindja”, ku mësimin e ndjekin nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën. Ata janë të rrezikuar të thithin arsenin. Rrezik ka edhe në lokacionin e dytë afër Tabanocit. Ai është afër stacionit të trenit në Tabanoc dhe kampit të refugjatëve, kështu që afër këtij vendi frekuentojnë njerëz të cilët nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e lëndës ngjyrë portokalli të shpërndarë nëpër zonën e pa rrethuar të deponisë.

Problemi me arsenin në fshatin Tabanoc mund të jetë edhe më i tmerrshëm në të ardhmen, sepse në afërsi të deponisë do të ndërtohet një pikë e përbashkët kufitare hekurudhore ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë.

Nga ana tjetër, tani për tani mbetet e paqartë nëse dhe çfarë pasojash do të ketë koncesionari i cili tetë vite më parë arriti të pastrojë dhe të shesë vetëm 60 tonelata nga rreth 15.000 tonelata sulfur të arsenit që ndodhet në “Llojan”. Në gusht të vitit 2014, koncesionari turk nënshkroi kontratë me qeverinë e Maqedonisë, për të shfrytëzuar lëndën e parë minerale teknogjene në lokacionin Llojan. Kontrata për koncesion me kompaninë është e vlefshme deri më 25.8.2024.

Pas reagimeve në media dhe shkrimeve për problemin në Llojan dhe Tabanoc dhe dy inspektimet, koncesionari papritmas i është referuar nenit 52 të Ligjit për Burimet Minerale dhe ka paraqitur kërkesë për të ndërprerë njëanshëm kontratën me Ministrinë e Ekonomisë.

Gjatë gjithë periudhës së kaluar, njerëzit, kafshët dhe gjithë mjedisi jetësor në Llojan dhe Tabanoc janë përballur me pasojat e arsenit të shpërndarë në të dy lokacionet dhe janë humbur tetë vite për t’u përballur me rrezikun e drejtpërdrejt shëndetin e tyre.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sërish u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të RMV-së që sa më shpejt t’i miratojë ndryshimet e propozuara në Ligjin për mjedisin jetësor, në të cilin janë futur dispozita të reja për identifikimin e Llojanit dhe vatrave kritike të tjera mjedisore në vend, për zona të kontaminuara. Ky ligj zvarritet në procedurat parlamentare prej më shumë se një viti dhe nuk është miratuar deri më sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button