Aktivisti i ri Jane Velkovski me fjalim në “TED” mbi fuqinë e teknologjive ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara (VIDEO)

Aktivisti 14-vjeçar për qasje Jane Velkovski, i cili është diagnostikuar me Atrofi muskulare kurrizore (AMK), në një video për kompaninë mediatike amerikane “TED” flet për lirinë e pavarur që i është mundësuar përmes karrocës ndihmëse invalidore, transmeton Portalb.mk.

Jane është nxënës shkollë publike, ndërsa futbolli është pasioni i tij i veçantë. Nga organizata e UEFA-s (Asociacioni i bashkuar evropian i futbollit) Jane mori ftesë për të marrë pjesë në fushatën e tyre, ku fitoi njohjen publike dhe mundësi për të takuar njerëz të rëndësishëm në futboll. Ai si ambasador i UNICEF-it, ishte folës në Samitin vjetor të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe ishte pjesë e festës për shënimin e Ditës botërore të fëmijëve në vitin 2019.

“Nuk është rastësi e gjithë kjo që më ka ndodhur mua. Jo sepse ishte e lehtë për ta bërë, por sepse kisha mbështetjen e prindërve, mundësinë për t’u arsimuar dhe sigurisht këtë karrocë të modernizuar. Ndihem i lirë dhe i pavarur me këtë karrocë”, tha Velkovski.

Ai thekson se jo të gjithë ata që e kanë këtë sëmundje mund t’i lejohet një karrocë e tillë.

“Në vendin tonë, derisa nuk fillon procesi edukativ për fëmijët, zakonisht në moshën gjashtë vjeçare nuk u takon një karrocë e tillë. Unë karrocën time me rrota nuk e kam marrë nga familja ime, as nga qeveria, e kam marrë në një mënyrë krejt tjetër – përmes një donacioni nga një familje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte një dhuratë për mua në kuptimin e plotë të fjalës. Kur isha më i vogël, prindërit e mi flisnin në emrin tim, por tani kam lirinë ta bëj për vete. Me karrocën mund të shkoj kudo me miqtë e mi, të marr libra apo gjëra të tjera që më duhen për obligimet e mia bazë. A mund ta imagjinoni se si do të kishte qenë fëmijëria ime pa këtë karrocë fëmijësh?”, pyet Jane në video.

Sëmundja e Janes është rënie e funksionit të të gjithë muskujve të trupit, përderisa truri vazhdon të punojë normalisht. Atrofia muskulare kurrizore është një nga sëmundjet e rralla më të zakonshme që shfaqet në moshë të hershme. Zakonisht të gjithë ata që janë të sëmurë kanë mundësi të madhe të kryejnë edhe punë të tjera, si për shembull të mësojnë një gjuhë ose të zgjidhin probleme matematikore, si në rastin e Janes.

“Ne jetojmë në një shoqëri që nuk është e ndërtuar në mënyrë shumë miqësore dhe e qasshme për të rinjtë me aftësi të kufizuara si unë. Duhet të mendojmë për ta ndryshuar atë. Një person që mund të ecë ka nevojë për ndihmë për gjërat që unë mund t’i bëj mirë. Për shembull, unë mund ta ndihmoj shokun tim të zgjidhë një test matematike, ndërsa ai mund të më ndihmojë me çantën time të shkollës. Unë nuk e vërej dallim këtu”, thotë aktivisti i ri në video.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button