NP Higjiena Komunale-Shkup pastroi mbeturinat nga auto-poligoni nën Kala

Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup gjatë fundjavës së kaluar kanë realizuar aktivitete për pastrim të përgjithshëm të auto-poligonëse nën Kalanë e Shkupit dhe bregun e lumit Vardar, njoftuan nga kjo ndërmarrje publike, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të aksionit janë angazhuar 20 punëtorë në terren dhe janë larguar përafërsisht 15 metra kub mbeturina të përziera komunale, mbeturina të rënda dhe material ndërtimor”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup.

Burimi i fotografisë: NP Higjiena komunale - Shkup
Burimi i fotografisë: NP Higjiena komunale – Shkup

Ndryshe, Portalb.mk dhe Meta.mk në fund të janarit bëri të ditur se ky lokacion është shndërruar në deponi ilegale, ku në mënyrë ilegale hidhen mbeturinat. E njëjta nuk ishte padtruar, përkundër paralajmërimeve të kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, se të gjitha deponitë ilegale do të pastrohen në 82 ditët e para të mandatit të saj.

Burimi i fotografisë: NP Higjiena komunale - Shkup
Burimi i fotografisë: NP Higjiena komunale – Shkup

Auto-poligoni nën Ambasadën e SHBA-së në Komunën Qendër është një nga lokacionet ku në vazhdimësi, prej vitesh, hidhen mbeturina nga persona të pandërgjegjshëm. Autoritetet e qytetit mbollën pemë në rrugën Lazar Lichenovski për të penguar hedhjen e mbeturinave në luginë nga kodra, por edhe kjo nuk i pengon qytetarët e pandërgjegjshëm që të hedhin mbeturina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button